Home / Sport / Cana: Synimi i ynë pjesa e epërme e tabelës

Cana: Synimi i ynë pjesa e epërme e tabelës

Lorik Cana luajti titullar në radhët e Sunderlandit, që çuditërisht barazuan me shifrat 0:0 në takim me Stoken.

Cana dëshmoi lojë jashtëzakonisht të mirë, por reparti i sulmit nuk ishte në gjendje të shënoi golin e fitores në përballje me Stoken. Skuadra e Canës si duket nuk e kishte edhe ditën për të shënuar fitore me gjithë orvatjet që ka pasur tërë ndeshjen. Sunderlandi është në pozitën e 13-të me 24 pikë, kurse Stoke një vend më lartë, por me një pikë më shumë. Sunderlandin në javën e ardhshme do të ketë punë jo edhe aq të vështirë në shtëpi kundër skuadrës së Wiganit. “Synimi ynë është të përfundojmë në gjysmën e sipërme të tabelës dhe nuk jemi shumë larg. Por po ashtu nuk jemi larg as fundit. Për një skuadër si ky i yni, që ende përpiqemi të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen, të humbësh tre, katër, dhe në një moment edhe tetë futbollistë është vërtet vështirë. Nëse shikoni në 11-shen tonë të parë, jemi mjaft të mirë për të përfunduar në top 10. Por kur shihni prapa të themi 14 ose 15 futbollist, është vështirë ta mendoni këtë”, tha Cana. Futbollisti nga Kosova është njëri nga futbollistët më standard të kësaj skuadre dhe më i adhuruarit nga adhuruesit e Sunderlandit. Cana është i bindur se nuk do të vjen në pyetje të luftojnë për ekzistencë, por qëllim kanë të jenë sa më lartë në tabelë. Sunderlandi prej se ka angazhuar Canën edhe rezultate i ka më të mira dhe janë ndër skuadrat që disa herë edhe favoritëve iu kanë prishur punë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *