Home / Sport / Çelsi ko, Siti triumfon në “Stamford Brixh“

Çelsi ko, Siti triumfon në “Stamford Brixh“

Mancester Siti ka marrë një fitore bindëse 4-2 përballë Çelsit kryesues brenda në “Stamfod Brixh“, në kuadër të javës së 28 të kampionatit anglez.

Vendasit e Çelsit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Frenk Lampardit në minutën e 42-të. Vetëm tre minuta më vonë Karlos Tevez barazon shifrat për Sitin, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë do të rezervonte gjithçka, tensionin, kartonët, spektaklin, penalltitë, dhe ato që janë më të rëndësishëm, golat.

Fillimisht është Belami që kalon Mançester Sitin në avantazh në minutën e 51-të. Në minutën e 76-të të takimit janë sërish miqtë që këtë herë shënojnë nga pika e penalltisë me anë të Tevezit. Ndërkohë, Beletit i nxirret përpara syve kartoni i kuq si futbollisti i fundit në shkaktimin e penalltisë, duke e lënë Çelsin me dhjetë lojtarë.

Futbollisti gjerman Mikael Balak e lë Çelsin me nëntë futbollistë dhjetë minutat e fundit, pasi merr kartonin e dytë të verdhë. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Belami shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Sitin.

Në minutat shtesë të takimit Çelsi fiton edhe një penallti e cila shndërrohet në gol nga Frenk Lampard.

Kjo është humbja e dytë radhazi për blutë e Londrës, pas dështimit në Ligën e Kampionëve përballë Interit. Ndërkohë, kjo humbje në kampionat e ngushton në vetëm një pikë diferencën me Mançester Junaited që ndodhet në vendin e dytë. Ndërsa Siti përforcon pozitat në vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *