Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski, referendum për pamjen e re të sheshit në Shkup

Cërvenkovski, referendum për pamjen e re të sheshit në Shkup

Shkup, 5 shkurt
Atëherë kur menduam se muzetë e porositura janë kulmi i një politike të papërgjegjshme dhe të kiçit, Gruevski u ngut të na dëshmoi se ai saherë mundet më shumë. Sheshazi shihet se përfundimisht është humbur tërësisht kontakti me realitetin”, akuzoi Cërvenkovski

Lideri i opozitës Branko Crvenkovski e ka cilësuar si çmenduri planin e kryeministrit Nikolla Gruevski për pamjen e re të sheshit të Shkupit, me të cilin parashikohet të ndërtohen disa objekteve dhe të vendosen përmendore. Për Crëvenkovskin plani i ri për sheshin është ëndërr e keqe e Gruevskit.

“Atëherë kur menduam se muzetë e porositura janë kulmi i një politike të papërgjegjshme dhe të kiçit, Gruevski u ngut të na dëshmoi se ai saherë mundet më shumë. Sheshazi shihet se përfundimisht është humbur tërësisht kontakti me realitetin”, akuzoi Cërvenkovski.

Ai ftoi Grueskin të shpallë referendum për projektin për shehshin sepse ai prek identitetin kombëtarë të maqedonëve.

“Zoti Gruevski a e dini ku jetoni ju? Vallë e njihni historinë e popullit tuaj”, pyeti Cërvenkovski. Sipas tij, proejekti më i ri për sheshin nuk është vetëm shpenzim i kot i 100 milion eurove për teket e Gruevskit, por pasojat e tij mund të jenë të paparashikueshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *