Home / Sport / Champions League, arbitrimi fiton ndaj futbollit

Champions League, arbitrimi fiton ndaj futbollit

Mbremja e te merkures, per futbollin europian nuk ka dhuruar emocionet qe percon zakonisht nje eveniment si Champions League, madje ka bere te kunderten, duke vendosur ne plan te pare gabimet arbitrale qe kushtezuan dy ndeshje te destinuara per te hyre ne faqet e erreta te historise se futbollit europian.

Porto-Arsenal dhe Bayern-Fiorentina do te mbahen mend gjate, jo per shkak te fitoreve te skuadrave vendase, por per gabimet e pafalshme te drejtuesve te ndeshjeve, te cilet u kane dhene nje goditje te forte shpresave te Arsenalit dhe Fiorentines per te vazhduar me tej. Ne “Allianz Arena”, protagonisti absolut ishte Tom Henning Ovrebo, emri i te cilit u kujton dicka edhe futbollisteve te Chelsea-t.

Pikerisht ne syte e presidentit te UEFA-s, Michel Platini, arbitri nordik ka drejtuar si amator ndeshjen, duke nxjerre nga fusha italianin Gobbi pas nje nderhyrjeje te diskutueshme. Por gafat e tij nuk perfunduan ketu, sepse pak me vone ai “fali” gjermanin Klose, i cili shenoi ne pozicion te dukshem jashte loje edhe golin e fitores ne minuten e 88-te. Tom Henning Ovrebo eshte arbitri qe shkaktoi zemerimin e skuadres se Chelsea rreth nje vit me pare kur dukshem favorizoi Barcelonen ne gjysmefinalen e Champions League.

Akti i dyte i mbremjes “tragjike” u luajt ne “Dragao” te Portos, ku lojtaret vendas e shenuan golin e fitores jashte cdo norme fair play. “Topcinjte” kane pare topin te kaloje vijen fatale te tyre edhe pse ishin ende duke protestuar per nje vendim te dyshimte. Portieri Fabianski ia dorezoi topin arbitrit Hanson pas nje faulli ne zone, por lojtaret e Portos perfituan nga kjo, duke e rivene menjehere ne loje dhe duke shenuar golin e avantazhit.

Arbitri suedez Hanson nuk vihet per here te pare ne qender te vemendjes, pasi irlandezet nuk e kane harruar ende golin e parregullt te Frances ne play off per Boterorin 2010. “Eshte e pabesueshme si arbitri lejoi Porton te riniste lojen. Jam prej kohesh ne futboll dhe nje gje e tille nuk me ka ndodhur asnjehere. Eshte dicka e veshtire per t’u kuptuar”, shprehet Arsene Wenger.

Nderkohe, shtypi gjerman i ka hapur faqet e para me paraqitjen skandaloze te treshes arbitrale norvegjeze. “Nje gol skandaloz i dhuron fitoren Bayern-it”, shkruan “Sport Bild”. Te njejten linje ndjekin edhe te perditshmet e tjera sportive, sipas te cilave, bavarezet nuk e kane merituar fitoren ne mbremjen e ftohte te “Allianz Arena”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *