Home / Sport / Deko ka nostalgji: I jam borxhli Mourinjos

Deko ka nostalgji: I jam borxhli Mourinjos

Në prag të takimit të parë për fazën e 1/8 në Ligën e Kampionëve midis Interit dhe Çelsit në “Meaca”, mesfushori portugez, Deko, tha se i ka borxh Hoze Mourinjos sukseset e tij.

Blutë e Londrës do të zbresin të mërkurën në fushën e “San Siros” dhe ish-mesfushori i Portos dhe Barcelonës (tashmë te Çelsi) ka kujtuar vitet e shpërthimit të tij me portugezët. Në atë kohë në krye të ekipit ishte Hoze Mourinjo, që nesër do të jetë kundërshtari i Dekos.

“Para se të vinte Mourinjo, të gjithë ishin të dëshpëruar, edhe unë. Kisha tre vite në skuadër dhe nuk kisha fituar asnjë trofe. Por Hozeja ndryshoi gjithçka me punën e tij. Loja jonë ndryshoi për mirë dhe arritëm të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka kujtuar mesfushori i Çelsit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *