Home / Lajme / Maqedoni / Delegacioni nga Parlamenti i Rumanisë vizitoi Tetovën

Delegacioni nga Parlamenti i Rumanisë vizitoi Tetovën

25 shkurt
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se gjatë këtij takimi u dha një pasqyrë e zhvillimit të qytetit, informacion mbi arsimin fillorë dhe të mesëm dhe për zhvillimin e turizmit në qytetin e Tetovës. Kryetari Bexheti ka falënderuar delegacionin nga Komisioni për arsim pranë Parlamentit të Rumanisë për vizitën në komunën e Tetovës dhe ka theksuar se dyert e komunës së Tetovës do të jenë gjithnjë të hapura për bashkëpunim.

Tetove
Të enjten kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti ka pritur për vizitë delegacionin e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport pranë Parlamentit të Rumanisë të udhëhequr nga nënkryetari i këtij komisioni Katalin Kroitoru. Biseda gjatë këtij takimi është përqendruar në organizimin e sistemit shkollorë që është në kompetenca të komunës, në zhvillimin ekonomik të Tetovës dhe në përfaqësimin politik të etniteteve në Këshillin e komunës së Tetovës.
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti tha se gjatë këtij takimi u dha një pasqyrë e zhvillimit të qytetit, informacion mbi arsimin fillorë dhe të mesëm dhe për zhvillimin e turizmit në qytetin e Tetovës.

Kryetari Bexheti ka falënderuar delegacionin nga Komisioni për arsim pranë Parlamentit të Rumanisë për vizitën në komunën e Tetovës dhe ka theksuar se dyert e komunës së Tetovës do të jenë gjithnjë të hapura për bashkëpunim.

Nënkryetari i Komisionit për arsim, shkencë dhe sport pranë Parlamentit të Rumanisë, Katalin Kroitoru tha se Maqedonia është një vend mik dhe kjo vizitë ishte një rast i mirë për të parë funksionimin e qeverisjes lokale dhe qasjen ndaj problemeve në këtë nivel.

“Për ne është me rëndësi të shohim se si pakicat i realizojnë të drejtat e shkollimit në gjuhën amtare”, tha Kroitoru.

Sipas tij, për sistemin arsimor në Rumani ka fjalë miradije nga ana e BE-ja, ndërsa theksoi se përvojën e fituar dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët në të gjitha nivelet e qeverisjes. “Ne kemi mësuar se arsimimi por edhe tradita e pakicave paraqet pasuri kombëtare”, tha Kroitoru.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *