Home / Sport / Dëmtohet Bufon, një muaj jashtë

Dëmtohet Bufon, një muaj jashtë

Portieri juventin ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe do të qëndrojë larg fushave të lojës rreth 30 ditë.

“Sky Sport Italia” raporton se “gardiani” bardhezi do t’i nënshtrohet analizave të hollësishme në ditët në vijim, për të saktësuar problemin që e detyroi të ndërpresë stërvitjen e djeshme dhe për të përcaktuar kohën e nevojshme për t’u riaftësuar.

Në këtë mënyrë, Bufon nuk do të jetë sot ndaj Ajaksit në Ligën e Europës. Në vend të tij do të luajë aystriaku Aleks Maninger. Gjithashtu portieri i kombëtares italiane do mungojë edhe ndaj Fiorentinës, Sampdorias dhe Napolit në Serinë A. Ai edhe më parë ka pësuar dëmtime të ngjashme, që pas operacionit në menisk.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *