Home / Sport / Dënime “me dorë të rëndë” për Interin

Dënime “me dorë të rëndë” për Interin

Gjykatësi sportiv i federatës së futbollit në Itali nuk ka falur aspak klubin zikaltër në lidhje me ndodhitë gjatë ndeshjes Inter-Sampdoria (0-0) të shtunën në mbrëmje.

Hoze Mourinjo është dënuar me tre ndeshje, sepse “gjatë gjithë ndeshjes ka kontestuar në mënyrë të vazhdueshme vendimet e gjyqtarit me anë të veprimeve të ndryshme. Sidomos kur kryqëzoi duart në formë prangash”.

Gjithashtu, janë dënuar me dy ndeshje edhe Kambiaso dhe Muntari, sepse “kanë dashur të qëllojnë me grusht një kundërshtar”. Përveç kësaj, trajneri portugez duhet të duhet të paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh.

Do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Udine edhe dy të përjashtuarit me karton të kuq gjatë sfidës me Sampdorian, Kordoba dhe Samuel. Por nuk mbaron me kaq. Gjykatësi ka dënuar edhe drejtorin teknik, Gabriele Oriali, sepse “ka kundërshtuar vazhdimisht praninë e prokurorëve federalë”. Përveç këtyre, Interi duhet të paguajë5 mijë euro për “përgjegjësi objektive” dhe 25 mijë euro për sjelljet e publikut në “San Siro”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *