Home / Lajme / Maqedoni / Dënohet sulmi I mjekut

Dënohet sulmi I mjekut

Tetovë, 5 shkurt
Më tej në reagim theksohet se “për shkak të këtij rasti mendojmë se plotësisht kemi të drejtë në një reagim të tillë dhe asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duam që për shkak të individëve të papërgjegjshëm të marrim masa më radikalë dhe të cënojmë dhënien e shërbimeve si dhe mbrojtjen shëndetësore të popullatës sonë”, thuhet në fund të reagimit.

Drejtoria e Spitalit klinik të Tetovës dhe shoqata e mjekëve shqiptarë në Maqedoni dega në Tetovë, ka reaguar ndaj sulmit që I është bërë mjekut B.Mahmuti, në departamentin e sëmundjeve interne në spitalin klinik të Tetovës, duke shprehur indinjatën e thellë dhe revoltën e ashpër, ndaj sjelljes të individëve të paprëgjegjshëm dhe dukurisë së shprehur me atak ndaj mjekëve dhe veprimtarisë shëndetësore.

”Punëtorët shëndetësorë si esnaf në shërbim të popullit të vet dhe si persona me një vetëdije të ngritur gjithmonë janë në shërbim të popullit dhe pacientëve të tyre dhe veçanërëisht në asnjë mënyrë nuk kanë dashjur dhe asnjëherë nuk dëshirojnë që pacientët e tyre të mos shërbehen në mënyrën më të mirë të mundëshme profesionale”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga drejtori I spitalit Atilla Rexhepi dhe Nagip Rufati, kryetar I Shoqatës së mjekëve dega në Tetovë.

Më tej në reagim theksohet se “për shkak të këtij rasti mendojmë se plotësisht kemi të drejtë në një reagim të tillë dhe asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duam që për shkak të individëve të papërgjegjshëm të marrim masa më radikalë dhe të cënojmë dhënien e shërbimeve si dhe mbrojtjen shëndetësore të popullatës sonë”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *