Home / Sport / Dhuna në Ersekë, policia “nuk e pa”

Dhuna në Ersekë, policia “nuk e pa”

Anësori i ndeshjes Gramozi–Vllaznia, Denis Agaraj, i dhunuar në fund të ndeshjes nga zëvendëstrajneri Edmond Aliko, nuk ka bërë denoncim në komisariatin e Ersekës, duke e fshehur dhunën e ushtruar ndaj tij.

Ndërkohë që policia ka shtuar notat e neglizhencës së saj në rastin konkret. Forcat policore të caktuara për mbarëvajtjen e ndeshjes, jo vetëm nuk arritën ta shpëtonin Agarajn nga dhuna, por nuk filluan as procedimin penal ndaj dhunuesve, në bazë të ligjit.

Planet filmike të shfaqura në media që tregojnë qartazi dhunën, nuk i kanë shqetësuar as drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, për të reaguar ndaj këtij fenomeni. Por pritet që këto skena të mos i shpëtojnë gjykimit të federatës.

Në bazë të rregullores, zëvendëstrajneri i Gramozit, Edmond Aliko, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj anësorit Agaraj pas ndeshjes me Vllazninë, mund të pezullohet nga 1-3 vjet.

Ndryshe nga Gramozi, për Kastriotin vendimet janë më të rënda. Skuadra krutane që la fushën e lojës për shkak të protestave ndaj vendimeve të gjyqtarit Jareci, sipas rregullores së FSHF-së, përveçse do të humbasë ndeshjen në tavolinë, mund t’i hiqen tre pikë dhe mund të gjobitet deri në një milion lekë për gjestin e bërë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *