Home / Sport / Disfata në Lion, drejtuesit “karton të verdhë” Pelegrinit

Disfata në Lion, drejtuesit “karton të verdhë” Pelegrinit

I gjithë stafi drejtues madrilen ka qenë i pranishëm të martën në “Gerland”, aty ku Reali dështoi në provën e parë drejt çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Florentino Perez, Valdano, Butragenjo, Zidan e të tjerë drejtues “galaktikë” ishin dëshmitarë të paraqitjes së shëmtuar të skuadrës së Palegrinit përballë Olimpikut të Lionit. Me shumë mundësi fati i trajnerit kilian do të jetë i varur nga dueli me francezët, “akti” e parë e të cilit përfundoi 1-0 në disavantazh të Realit.

E përditshmja sportive spanjolle “As” shkruan sot për një “karton të verdhë” nga drejtuesit e klubit mbretëror në drejtim të teknikut. Sipas gazetës, ‘kartoni i kuq” mund të vijë në rast të një eliminimi pas ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *