Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vrarë dhe dy të lënduar rëndë në fatkeqësinë e aksit rrugor Gostivar- Kërçovë

Dy të vrarë dhe dy të lënduar rëndë në fatkeqësinë e aksit rrugor Gostivar- Kërçovë

26 shkurt

Policia siguron vendin e aksidentit rrugor. Pritet të arrijnë ekspertë nga krim teknika, gjykatësi hetues dhe prokurori publik. Është vendosur regjim i veçantë për qarkullimin e automjeteve në pjesën e rrugës nga pika pagesore deri tek mbikalimi për hyrje në Gostivar.

Dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u lënduan rëndë në përplasjen mes një kamioni dhe një makine e cila ndodhi sot pasdite në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, në afërsi të pompës së beniznës “Bunar petrol”.

Në vendin e ngjarjes kanë vdekur shoferi dhe shoqëruesi në automjetin “opel astra” me targa të Shkupit. Udhëtarët me lëndime të rënda në mesin e të cilëve edhe një fëmijë të cilët janë trasnportuar me këtë automjet janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Shoferi i kamionit i cili është me targa të Shqipërisë ka marrë lëndime më të lehta.

Policia siguron vendin e aksidentit rrugor. Pritet të arrijnë ekspertë nga krim teknika, gjykatësi hetues dhe prokurori publik. Është vendosur regjim i veçantë për qarkullimin e automjeteve në pjesën e rrugës nga pika pagesore deri tek mbikalimi për hyrje në Gostivar.

Supozohet se shkaku i fatkeqësisë është shpejtësia e papërshtatshme në kushtet e rrugës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *