Home / Lajme / Rajon / Dy vjetori i pavaresise se Kosoves

Dy vjetori i pavaresise se Kosoves

17 shkurt
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së vendit, bëri homazhe te varri i arkitektit, ideologut të pavarësisë, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Sejdiu tha se Ibrahim Rugova udhëhoqi procese të mëdha dhe me këtë edhe u dëshmua si një ndër personalitet më të fuqishme të botës shqiptare.

Viti 2008 ishte një vit ngjarjesh historike për Kosovën. Më 17 shkurt, ajo shpalli pavarësinë nga Serbia dhe shteti i ri u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, superfuqia e vetme dhe shteti më i fuqishëm i botës, dhe disa nga vendet më kryesore evropiane, si Anglia, Franca, Gjermania e Italia. Zgjerimi i njohjes ndërkombëtare ishte një ndër sfidat kryesore të Kosovës gjatë vitit 2008. Pas disa manovrash diplomatike, të cilat u pritën me një farë shqetësimi nga shqiptarët, në muajin dhjetor, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian për rendin dhe ligjin filluan të shtrihet në mbarë Kosovën. Më 17 shkurt, Kosova shpalli pavarësinë, duke u bërë shteti më i ri në botë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar se shteti i ri “demokratik, sekular dhe multietnik” do të jetë i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin. “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, përmes kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, kishte theksuar kryeministri Hashim Thaçi. Natën e 17 shkurtit, Prishtina ishte vërshuar nga qindra mijëra shqiptarë që kremtuan me dinjitet ditën historike për Kosovën. Një shtetas i Shqipërisë, natën e 17 shkurtit e kaloi në Prishtinë duke festuar me kosovarët dhe ja se çfarë tha për agjencitë e lajmeve: “Të parët e mi kanë lënë tokat shumë herët dhe kanë ikur nga Kosova. Dhe, ne sot jemi këtu (në Prishtinë), jo vetëm për veten tonë, por edhe për të parët tanë dhe për ata që dhanë jetën për Kosovën. Jemi shumë të lumtur. Jam student dhe kam lënë provimet dhe të gjithat; kam ardhur për të qenë afër këtu në këtë ditë të madhe për ne”. Për vitin e parë të shpalljes së pavarësisë, shtetin e ri të Kosovës e kishin njohur 53 vende. Pavarësia në dyvjetorin e ditëlindjes së shtetit më të ri të botës – Pavarësia e Kosovës gjatë vitit 2009 -2 janar: Viti 2009 nisi me incidente në veri. Dy shpërthime kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, me pasojë shtatë zjarrëfikës të plagosur rreth mesnatës. Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 23:00 afër një kafeneje, ku u dëmtuan shtatë autovetura. Më pas një grup serbësh u vënë zjarrin dy dyqaneve të shqiptarëve, ku ndërkohë ndodhi edhe shpërthimi i dytë dhe plagosi zjarrëfikësit që po shuanin flakët. –8 janar: Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, mbërrin për vizitë dyditëshe në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova janë shprehur qartë dhe me vendosmëri se dëshirojnë t’i përkasin edhe politikisht Evropës, tha presidenti shqiptar Topi në një seancë soelmne të Kuvendit të Kosovës. “Shtetasit tanë e meritojnë të lëvizin të lirë brenda kësaj bote të qytetëruar. Perspektiva e vetme dhe e sigurt është Brukseli euroatlantik. Ky është partneriteti që ne u ofrojmë miqve tanë ndërkombëtarë, kjo është e ardhma e sigurt që ne u garantojmë fëmijëve tanë”, theksoi presidenti Topi. –16 janar: Njohja e parë e vitit 2009, e 54-ta me radhë, erdhi nga Panamaja. Gjatë këtij viti Kosovën e njohën gjithësej 11 shtete – edhe Ishujt Maldive, Republika Palau, Republika e Gambisë, Mbretëria e Arabisë Saudite, Unioni i Komoreve, Mbretëria e Bahrainit, Mbretëria Hashemite e Jordanit, Republika Domenikane, Zelanda e Re, Republika e Malavit. Kosova është njohur deri tash nga gjithësej 64 shtete anëtare të OKB-së. –20 janar: Në orën 23:59 deaktivizohen Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Menjëherë në mesnatë, në minutën e parë të 21 janarit u aktivizua Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) për t’u ngritur sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe për të pasur 2.800 pjesëtarë aktiv dhe 500 rezervë. –17 shkurt: Kosova festoi përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë. –26 shkurt: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim u takuan në Uashington me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. “Unë iu urova presidentit dhe kryeministrit për progresin e Kosovës në vitin e saj histotik si shtet i pavarur. Është privilegj dhe nder i madh të shoh arritjet e mëdha të Kosovës, që prej kohëve të vështira të respresionit dhe të luftës dhjetë vjet më parë”, tha Clinton. –24 mars: Shënohet si një ngjarje e madhe dhe historike 10-vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbë në Kosovë. –17 prill: Kosova dorëzon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë deklaratën e parë me shkrim rreth 200 faqesh me argumentet për pavarësinë. Eksperti i njohur ligjor ndërkombëtar, Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar, është i angazhuari nga institucionet e Kosovës për t’i prirë ekipit të ekspertëve ligjorë në mbrotjtje ligjshmërisë së pavarësisë në GJND. –21 maj: Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xhozef Bajden në Kosovë, në një vizitë të vlerësuar historike. Bajden është një luftëtar i paepur i lirisë, demokracisë dhe përparimit të kombeve në të gjithë globin, tha presidenti Fatmir Sejdiu në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij Sejdiu shpalli dekoroimin e zëvendëspresidentitë të SHBA-ve, Bajden me Medaljen e Artë të Lirisë. Kjo dekoratë mirënjohjeje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontributin e lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës. –12 qershor: Festohet 10-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. –15 qershor: Shënohet njëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Projektuesi i Kosovës së pavarur, ish i dërguar i posaçëm i OKB-së – kryenegociator për statusin, Presidenti Martti Ahtisaari u dekorua me Medaljen e Artë të Pavarësisë, e cila u jepet qytetarëve kosovarë dhe të huaj, që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovë, ndërsa theksoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Dekoratën ia dorëzoi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës mes duartorokitjesh frenetike e ngritjes së të gjithëve në këmbë presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu. –29 qershor: Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë nënshkruar në Uashington zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Nënshkrimi u bë në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Dhomën e ashtuquajtur të Traktateve, në prani të zëvendëssekretarit të Shtetit, James Steinberg. –17 korrik: Kosova dorëzon në GJND në Hagë deklaratën e dytë me shkrim me argumenet për pavarësinë, prej rreth 150 faqesh, e cila është kryesisht një përtmbledhje e reagimeve dhe komenteve të Prishtinës zyrtare në deklaratat e para me shkrim që kanë bërë vendet e tjera. –6 tetor: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në vizitë dyditëshe në Kosovë. Kryeminsitri Berisha dekorohet nga Presidenti i Repiublikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me Medaljen e Artë të Lirisë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontributin e lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës. Kryeministri Berisha, gjatë vizitës në Kosovë u nderua edhe me shpallen Qytetar Ndëri i Prizrenit edhe me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës. – -1 nëntor: Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton mbërriti për vizitë në Kosovë, i pritur si hero i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të ri të njohur deri në atë ditë nga 62 vende, ndër të parët nga SHBA-të e udhëhequra nga pasardhësi ti tij, George Bush. Bill Clinton mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së tij në Prishtinë në sheshin me emrin e tij, ku në një nga ndërtesat më të larta është e vendosur prej vitesh edhe një foto e madhe e tij. –15 nëntor: Mbahen zgjedhjet loakle, të parat në Kosovën e pavarur. –1 dhjetor: Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë filluan seancat dëgjimore nëntëditëshe për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, të cilat u mbyllën më 11 dhjetor. Kosova u përkrah nga 14 shtete, ndërsa Serbia nga 12 në seancat ku argumentet e tyre i paraqitën 27 vende, një prej të cilave ishte neutrale. –29 dhjetor: Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm prej 1 miliard e 461 milionë eurosh. Për vitin e dytë të shpalljes së pavarësisë, shtetin e ri të Kosovës e njohën 12 vende. Çka numëri i atyre shteteve që njohin shtetin më të ri të botës Republikën e Kosovës, ka shkuar gjeritash në 65 shtete
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së vendit, bëri homazhe te varri i arkitektit, ideologut të pavarësisë, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Sejdiu tha se Ibrahim Rugova udhëhoqi procese të mëdha dhe me këtë edhe u dëshmua si një ndër personalitet më të fuqishme të botës shqiptare.

“Unë erdha në këtë ditë të shënuar sot, të piqem apo të takohem si gjithmonë me Presidentin Rugova, njeriun që asnjëherë nuk do të jetë jashtë vëmendjes dhe kujtesës së gjallë të qytetarëve të Kosovës, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në shkrirje për liri dhe pavarësi të vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ibrahim Rugova është nga personalitetet më të fuqishme që pati bota shqiptare në fundshekullin e kaluar, që udhëhoqi proceset e mëdha për lirinë dhe gjithmonë e them në binomin e përbashkët me Adem Jasharin, paraqesin simbolikën më të fortë të luftës dhe rezistencës së përgjithshme të Kosovës për liri dhe pavarësi, vijoi tha Presidenti Sejdiu.
Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), uron të gjithë qytetarët në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë feste dhe gëzimi, urojmë me dëshirat më të mira për të mbarë popullin e Kosovës.

“Ky përvjetor, Kosovën e gjen me të arritura të shënuara në disa fusha por edhe me sfida dhe probleme ende të pazgjidhura. Në planin shtetëror, ngecja e njohjeve dhe problemet sociale mbeten fushat të cilat duhet përpjekje e shtuar dhe angazhim më i madh nga të gjithë.Edhe në planin kombëtar, ky vit ka përparimet dhe sfidat e shumta, një nga problemet që kërkon angazhim të shtuar të gjithë neve është plani maqedonas për ndryshimet në qytetin e Shkupit. Këto përpjekje i konsiderojmë të pamenduara mirë dhe shumë të rrezikshme. Duke dëshiruar që vitet që po vijnë të na gjejnë, sa më mirë në të gjitha rrafshet ne urojmë këtë përvjetor të dytë të pavarësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e ADK-së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *