Home / Lajme / Maqedoni / “Emri” Fuere: Cështja të zgjidhet deri në qershor

“Emri” Fuere: Cështja të zgjidhet deri në qershor

25 shkurt
Fuere i ka përsëritur kërkesat e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule i cili gjatë vizitës javën e kaluar në Maqedoni porositi që kjo çështje mes dy vendeve fqinje të mbyllet sa më shpejt.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Ervan Fuere kërkoi sot përshpejtimin e negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit deri në muajin qershor.

Fuere i ka përsëritur kërkesat e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule i cili gjatë vizitës javën e kaluar në Maqedoni porositi që kjo çështje mes dy vendeve fqinje të mbyllet sa më shpejt.

“Siç e dëgjuam eurokomisionerin Stefan Fule gjatë javës së kaluar, unë mund të përsëris atë që tha ai, se jemi të bindur që të dyja palët do të hyjnë në dialog të përshpejtuar, për të gjetur zgjidhje të kënaqshme deri në muajin qershor”, theksoi Fuere.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *