Home / Sport / Evertoni thyen Çelsin në “Gudison Park”

Evertoni thyen Çelsin në “Gudison Park”

Evertoni ka arritur një fitore të madhe në “Gudison Park” përballë Çelsit me rezultatin 2-1, duke e bërë tepër interesante renditjen në Premier Ligë.

Çelsi i Karlo Ançelotit ishte i pari që kaloi në avantazh me anë të Florent Maludasë në minutën e 17-të. Francezi shfrytëzon mjaft bukur një pasim të Didier Drogbasë duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.
Ndërkohë, në minutën e 33-të, heroi i ndeshjes Luis Saha shënon golin e barazimit. Vetëm dhjetë minuta pas shënimit të golit, Saha humbet edhe një penallti. Gjithcka ai e shlyen në minutën e 75-të duke shënuar golin e fitores.
Me këtë fitore, Evertoni i ka dhënë një ndihmë të madhe Mançesterit dhe Arsenalit që konkurrojnë për vendin e parë.

Kampioni në fuqi, Manchester Unitedi importoi një pikë të madhe në kryendeshje me Aston Villën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të të premierligës në futboll. Manchester Unitedi luajti baras 1:1 dhe kjo pikë e ofroi për një pikë afër liderit, Chelseas. Manchester Unitedi luajti 61 minuta pa një futbollist, pasi që Nani në minutën e 29-të ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari. Cuellar në minutën e 19-të shënoi për Aston Villën, ndërsa pas katër minutave shënoi autogol futbollisti Collins në favor të Manchester Unitedit. Manchester Unitedi me një pikë të fituar mbetet i dyti në tabelë me 57 pikë, kurse Aston Villa zë vendin e shtatë me 42 pikë.

Futbollistët e Arsenalit në pjesën e dytë të ndeshjes siguruan fitoren me rezultat 1:0 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e javës së 26-të të premierligës angleze në futboll. Arsenali dhe Liverpoooli dëshmuam lojë të hapur me veprime të rrjedhshme, por Arsenali e deshi më shumë fitoren, të cilën edhe arriti. Në minutën e 72-të të ndeshjes Arsenali shënoi golin e fitores nëpërmjet futbollistit Diaby. Arsenali më këtë fitore përforcoi vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 52 pikë, kurse Liverpooli mbetet i katërti me 44 pikë. Arsenali mbetet në luftë për titull pasi që lideri i tabelës, Chelsea, pësoi humbje në Everton me rezultat 2:1. Arsenali tashmë është gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *