Home / Sport / Evra: Runi një vrasës për ekipet kundërshtare

Evra: Runi një vrasës për ekipet kundërshtare

Patris Evra beson se bashkëlojtari i tij të Mançester Junaited, Uejn Runi është kthyer në një “vrasës” për ekipet kundërshtare, nga i cili përfiton e gjithë skuadra.

“Runi kupton në mënyrë të shkëlqyer se çfarë i duhet ekipit, dhe të gjithë jemi duke parë se në çfarë niveli është ai”, deklaron Evra për bashkëlojtarin e tij, i cili deri tani ka shënuar plot 27 gola në të gjitha kompeticionet.

Runi është kthyer në një lojtar “shtyllë” për kampionët e Anglisë, dhe sipas francezit Evra, ai e ka plotësuar mjaft mirë largimin e Ronaldos.

“Runi ka ndryshuar mentalitetin e tij. Runi dëshiron të shënojë, dhe kërkon të jetë ‘vrasës’ për të gjitha ekipet kundërshtare, çka ëhstë edhe më e rëndësishmja për ne”, përfundon Evra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *