Home / Lajme / Maqedoni / Filip Gordon: Është koha të zgjidhet emri

Filip Gordon: Është koha të zgjidhet emri

23 shkurt
“E dimë se kjo është çështje e vështirë, por tani është koha për lidership inkurajues politik që do ta zgjidhë problemin dhe njëherit do ta promovojë stabilitetin politik dhe mundësitë ekonomike të Evropës Juglindore”, tha përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit i angazhuar për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Kontesti për emrin është çështje e vështirë, por është koha që të zgjidhet, porositi ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së çështje evropiane dhe euroaziatike Filip Gordon në fjalimin në Universitetin Harvard, duke e shpjeguar politikën e presidentit Barak Obama drejt Evropës Juglindore.

Problemi rreth emrit me Greqinë është pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, tha Gordon dhe kërkoi zgjidhjen e saj, transmetoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

“E dimë se kjo është çështje e vështirë, por tani është koha për lidership inkurajues politik që do ta zgjidhë problemin dhe njëherit do ta promovojë stabilitetin politik dhe mundësitë ekonomike të Evropës Juglindore”, tha përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit i angazhuar për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Gordon theksoi se edhe pse rajoni nuk figuron aq në titujt si Afganistani ose Irani, stabilizimi dhe integrimi i tij i mëtejshëm në Evropë është pjesë e rëndësishme e fokusit të politikës së jashtme amerikane, me qëllim përfundimtar – gjithë Evropa të jetë demokratike, prosperuese, e bashkuar dhe e sigurt

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *