Home / Sport / Fitojnë Lyon dhe Manchester

Fitojnë Lyon dhe Manchester

Një super Runi me dygolëshin e tij dhe Skols mposhtin Milanin 2-3 në San Siro duke bërë një hap të artë drejt kualifikimit.

Skuadra angleze, Manchester United ka arritur që të shënoj tri herë në portën e skuadrës italiane Milano, duke pasur një epërsi të lart në ndeshjen e kthimit të cilën do ta luaj në Old Traford.

Të parët në epërsi në këtë ndeshje kaluan milanezët në minutën e 3 të ndeshjes me anë të Ronaldinhos.

Anglezët u kundërpërgjigjen tek në minutën e 36-të. Realizator i golit ishte Paul Scholes, i cili mposhti paksa me fat portierin Dida.

Pjesa e dyte, ishte më shumë pjesa e sulmuesit anglez Wayne Rooney, i cili shënoi dy herë në portën milaneze, në minutën 66 dhe 74.

Loja u bë dramatike pasi në lojë u inkuadrua veterani Clarens Zeedorf që realizoj gol në minutën e 85.

Nga ana tjetër, skuadra nga Spanja, Real Madrid ka humbur jashtë fushës së vet pasi është mposhtur nga Leon me rezultat të ngushtë 1 me 0.

Golin për skuadrën franceze e shënoj Makoun.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *