Home / Lajme / Maqedoni / Funksionarë shtetërorë nga radhët e BDI-së në takim me qytetarët

Funksionarë shtetërorë nga radhët e BDI-së në takim me qytetarët

4 shkurt-
“Ky aktivitet nuk është përgatitje për zgjedhje të parakohshme. BDI nuk ikë nga zgjedhjet. Në vitin 2008 e konfirmuam legjitimitetin tonë, megjithatë në këtë moment, kur në rrjedhë është procesi për zgjidhjen e problemit me emrin dhe integrimi në BE dhe në NATO, mendojmë se zgjedhjet e parakohshme do t’i dëmtonin këto procese”, tha Ademi.

Urim Hasipi
Ministra, zëvendësministra dhe funksionarë të tjerë shtetërorë nga radhët e BDI-së, prej kësaj të shtune do të fillojnë një seri takimesh me qytetarë, në të cilat, siç tha zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, do t’i njohtojnë ata me gjendjet aktuale në shtet, e njëherit nga qytetarët do të kërkojnë edhe mendim për funksionimin e deritanishëm.

Takimet do të mbahen në selitë partiake, apo në ndërtesat e vetëqeverisjeve lokale, çdo të shtunë prej orës 11 deri në orën 14.

Takimet fillojnë të shtunën në Kumanovë, ndërsa vazhdojnë më tej në Likovë, Çair, Saraj, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Vrapçishtë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Dollnen dhe do të përfundojnë në Studeniçan.

Sipas zëvendëskryeministrit Ademi, qëllimi i takimeve është që qytetarët të njihen me zhvillimin e shtetit dhe kjo nuk paraqet përgatitje për zgjedhje të parakohshme.

“Ky aktivitet nuk është përgatitje për zgjedhje të parakohshme. BDI nuk ikë nga zgjedhjet. Në vitin 2008 e konfirmuam legjitimitetin tonë, megjithatë në këtë moment, kur në rrjedhë është procesi për zgjidhjen e problemit me emrin dhe integrimi në BE dhe në NATO, mendojmë se zgjedhjet e parakohshme do t’i dëmtonin këto procese”, tha Ademi.

Në pyetjen e gazetarëve për vendimin qeveritar për mësimin e gjuhës maqedonase prej klasës së parë nga nxënësit shqiptarë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në shtet, Ademi me përgjigje të shkurtë se lidhur me gjuhën mbeten në pozicionin e njëjtë nga i mëparshmi dhe se incidentet e fundit janë të izoluara, dhe se ata në takimet me qytetarët do të punojnë për përmirësimin e gjendjeve ndëretnike. Njëherit apeloi që partitë politike të mos i shfrytëzojnë këto incidente për pikë politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *