Home / Lajme / Maqedoni / Funksionarë shtetërorë nga radhët e BDI-së sot u takuan me qytetarët

Funksionarë shtetërorë nga radhët e BDI-së sot u takuan me qytetarët

6 shkurt
Zëvendëskryemistri Abdulaqim Ademi ishte në komunën e Tearcës i cili ishte i shoqëruar nga deputetët e zonës, kryetarin e komunës dhe deputetë tjerë ku u takua me shumë qytetarë të Tearcës me të cilët ka bisedur për problemet e tyre, i ka njoftuar për aktivitetet e sekreatriatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të ministrive, punët që kanë bërë ministrat dhe funksionarët tjerë në këtë kohë të qeverisjes.

Gjashtëmbëdhjetë delegacione të funksionarëve shtetëror të BDI-së në 16 komuna shqiptare në Maqedoni sot kanë biseduar për problemet konkrete të qytetarëve, për gjendjen aktuale në shtet.

Zëvendëskryemistri Abdulaqim Ademi ishte në komunën e Tearcës i cili ishte i shoqëruar nga deputetët e zonës, kryetarin e komunës dhe deputetë tjerë ku u takua me shumë qytetarë të Tearcës me të cilët ka bisedur për problemet e tyre, i ka njoftuar për aktivitetet e sekreatriatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të ministrive, punët që kanë bërë ministrat dhe funksionarët tjerë në këtë kohë të qeverisjes.

Ademi ka kërkuar nga qytetarët t’ua parashtrojnë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen të gjithë funksinorëve të BDI-së duke shtuar se ata janë në funksion të qytetarëve, në këtë rast ai u ka sqaruar qytetarëve se çdo të shtunë qytetarët do të kenë mundësi të takohen në rotacion.

Qytetarët e komunës kanë qenë të interesusr për problemet e përditshme, politike dhe arsimore, ata kanë këkuar të njoftohen për dinamikën e punësimit të shqiptarëve në vitin 2010. Zëvendëskryeministri Ademi u ka sqaruar se dinamika gjatë vitit 2010 do të vazhdojë me të njejtën tempo siç ka qenë në vitin 2009 se mjetet nga buxheti i Republikëssë Maqedonisë janë ndarë dhe se konkurset do të dalin shumë shpejt.

Ata janë interesuar për buqësi, për rrugët, infrastukturën dhe se janë në bisedime për ndërtimin e një shkolle të mesme dhe renovimin disa shkollave në këtë zonë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *