Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Gjashtë vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

26 shkurt
Në fatkeqësinë ajrore, përveç Trajkovskit jetën e humbi Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan-Lozanovska nga Kabineti i presidentit, Mile Kërstevski nga MPJ, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të sigurimit dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Sot mbushen gjashtë vjet nga aksidenti ajror, në të cilin humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe tetë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit.

“Kingeri” qeveritar, me të cilin presidenti Trajkovski udhëtoi në Konferencën ndërkombëtare për investim në Bosnjë e Hercegovinë, më 26 shkurt të vitit 2004 u rrëzua në afërsi të Mostarit. Aeroplani duhej të ateronte në aeroportin e Mostarit në orën tetë sipas orës lokale. Mbetjet e aeroplanit u gjetën 24 orë pas rrëzimit të tij.

Hetimi që e bënë organet kompetente të Maqedonisë dhe të Bosnjës, tregoi se arsye për rrëzimin janë gabimet e ekuipazhit të bëra në procedurën gjatë afrimit në aeroportin e Mostarit në kushte të gjendjes së ndërlikuar meterologjike, mjegull e dendur dhe kohë e vranët. Lëshimet kishin të bëjnë me atë që ekuipazhi nuk e respektoi procedurën për aterim, pasi që paraprakisht e njoftoi kontrollin e fluturimit se e pranon procedurën dhe se kryen procedurë të plotë gjatë aterimit.

Ministria e Punëve të Brendshme kërkoi nga Prokuroria Publike të hapet një hetim i sërishëm për aksidentin që u refuzua me arsyetimin se vendimi është marrë mbi bazën e analizës së kujdesshme, të ndërgjegjshme dhe të përgjithshme të materialit të plotë argumentues të marrë menjëherë pas rënies së aeroplanit dhe se nuk ka argumente të reja për përsëritjen e hetimit.

Megjithatë për MPB nuk është i mbyllur derisa ekziston edhe dyshimi më i vogël lidhur me arsyet e aksidentit.

“Derisa nuk zbardhet edhe paqartësia e fundit dhe nuk largohet edhe dyshimi i fundit, aksidenti i aeroplanit ku presidenti Trajkovski e humbi jetën në mënyrë tragjike, do të jetë rast i cili do të mbetet i hapur për MPB-në”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Nga ana e Qeverisë tashmë është formuar Komision i përzier në të cilin participon edhe MPB-ja dhe e cila duhet të marrl masa koordinuese lidhur me grumbullimin e fakteve dhe dëshmive të reja të cilat do të ndihmonin për ndriçimin e rastit dhe hedhjen e dritës së re ndaj njohurive të marra deri tani.

Ngritjen e sërishme të hetimit e kërkoi edhe eurodeputeti zviceran Andresa Gros, mik personal i presidentit të ndjerë Trajkovski. Pikërisht pas sugjerimit të tij, e me qëllim që të konfirmohen rrethanat nën të cilat humbi jetën Trajkovski, vjet në tetor u formua edhe Komisioni anketues i Kuvendit, në të cilin marrin pjesë deputetët e partive më të mëdha parlamentare.

Komisioni më 11 janar e miratoi Raportin e hartuar mbi baza të rezultateve të paraqitura nga ana e personave profesional lidhur me aksitenin ajror afër Mostarit më 26 shkurt të vitit 2004.

Raporti është dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, siç kumtoi kryetati i Komisionit Oliver Shambevski, është miratuar me koncensus nga ana e anëtarëve të Komisionit, i cli mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.

Në konkludimet e Raportit, Komisioni i inkurajon organet dhe institucionet kompetente të vazhdojnë me hetimin e filluar deri te verifikimi i të gjitha rrethanave për vdekjen e presidentit Trajkovski.

Në fatkeqësinë ajrore, përveç Trajkovskit jetën e humbi Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan-Lozanovska nga Kabineti i presidentit, Mile Kërstevski nga MPJ, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të sigurimit dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Në vendin e fatkeqësisë një vit pas rënies së aeroplanit u zbulua përmendore.

Me rastin e gjashtëvjetorit nga vdekja e Trajkovskit alpinistët nga vendlinja e tij në Strumicë sipas traditës organizojnë dy marshe alpiniste.

Në varrin e presidentit Boris Trajkovski në Alenë e Kolosovëve në varrezat e qytetit në Shkup, sot pasdite do të vendosin lule anëtarët e familjes së tij, shefi aktual Gjorgje Ivanov, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Me rastin e gjashtëvjetorit nga vdekja e presidentit, Fondacioni ndërkombëtar “Boris Trajkosvki” do të organizojë shumë ngjarje që do të mbahen sot dhe nesër.

Në hotelin “Holidej In” pasdite në orën 16, do të mbahet Forum ndërkombëtar i liderëve me temë “Ballafaqim me sfidat – vlera e komunikimit”.

Në këtë Forum ndërkombëtar do të marrin pjesë prfaqësues të lartë të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë, Norvegjisë, Belgjikës dhe gjithashtu fjalim të përbashkët në temën e theksuar do të kenë udhëheqësit e zyrave në Maqedoni të Institutit Republikan ndërkombëtar IRI, Instituti Demokratik Nacional IDN dhe Fondacioni Konrad Adenaur. Sonte nga ora 19 e 30 minuta deri në orën 22 në hotelin “Holidej In” do të mbahet edhe “Mbrëmja e lutjes dhe bashkësisë”.

Të shtunën në shkollën ndërkombëtare NOVA vazhdon forum rinor i liderëve në temën e cekur më lartë.

Në suaza e këtyre ngjarjeve ndërkombëtare në Shtëpinë e ARM-së me fillim në orën 20 do të mbahet hepening muzikor.

Boris Trajkovski (1956-2004)

Boris Trajkovski lindi më 25 qershor të vitit 1956 në Strumicë. Ishte presidenti i dytë i Republiksë së Maqedonisë në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 1999 deri më 26 shkurt të vitit 2004.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup, në vitin 1980 ka specializuar të drejtën afariste dhe të drejtën e marrëdhënieve të punës.

Nga 21 dhjetori i vitit 1998 e kryente funskionin zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë në Qeverinë e udhëhequr nga Lupço Goergievski. Trajkovski gjitashtu ishte kryetar i Komisionit për marrëdhlnie të jashtme politike të VMRO-DPMNE-së, këshilltar kryesor politik për politikë të jashtme të kryetarit të partisë, anëtar i Kryesisë të organizatës joqeveritare Lëvizja panveropiane për Repubëikën e Maqedonisë dhe të Konferencës ndërkombëtare “Zgjidhja e konflikteve” me seli në Atlanta, SHBA. Ka qenë edhe kryetar i rinisë së Kishës metodistike të bashkuar në ish Jugosllavinë më shumë se 12 vjet.

Për president i Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 1999. Detyrën shef i shtetit e kreu deri më 26 shkurt të vitit 2004 kur humbi jetën në aksidentin ajror në afërsi të Mostarit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *