Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja me rrjedhat ujore stabile, po bëhet parandalimi me zgjerimin e kanaleve

Gjendja me rrjedhat ujore stabile, po bëhet parandalimi me zgjerimin e kanaleve

23 shkurt
Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve theksoi se nuk është e drejtë që fatkeqësitë natyrore të shfrytëzohen për qëllime politike dhe u bëri apel të gjithëve që japin vlerësime dhe deklarata për gjendjen, të mos e bëjnë këtë, sepse, siç tha, nga këto fatkeqësi janë goditur edhe rajone të populluara ku me vlerësime të pamenduara dhe të pakonfirmuara mund të shkaktohet panikë plotësuese dhe frikë tek qytetarët.

Gjendja me rrjedhat ujore është stabile, ndërsa niveli po zbret, përderisa niveli i Liqenit të Ohrit është i njëjtë në raport me ditën e djeshme, informoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Simonovski, pas takimit të mbajtur të Trupit koordinues për parandalim nga fatkeqësitë natyrore.

Sasi plotësuese të ujit nga Liqeni i Ohrit, siç theksoi, gjatë ditës do të lëshohen tek lumi Drini i Zi dhe se është mundësuar derdhja e tërësishme e ujit tek lagjja Daljan.

Simonovski theksoi se po kryhen aktivitete për parandalim me vendosjen e digëve nga rëra dhe zgjerimin e kanaleve dhe shtretërve të lumenjve.

“Pas kontrolleve të kryera nga personat profesionistë në rrëshqitjen e paraqitur në rrugën Resnjë – Manastir ka filluar procedura për sanimin me kohë të rrëshqitjes, përkatësisht stabilizim i dheut, ku është paraparë tamponimi deri te niveëi i rrugës. Në vendin e ngjarjes tashmë është prezente mekanizimi i Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” dhe pritet sanimi të zgjasë gjatë ditëve në vijim”, informoi zëdhënësi Simonovski, duke shtuar se në periudhën e sanimit automjetet e rënda ngarkuese do të kahëzohen nëpër rrugën e vjetër Resnjë – Manastir, i cili është adaptuar për komunikacion.

Ai informoi se në pjesën e Jegunocës sot do të fillojë të zgjerohen shtretërit e rrjedhave ujore me përdorimin e mekanizimit në mënyrë që të parandalohet derdhja e mundshme e ujërave nëpër rajonin e Pollogut.

“Në rajonin e Pollogut, tek Novaci, nga sipërfaqja e djeshme prej 5.000 hektarëve, uji është tërhequr dhe pjesa nën ujë paraqet 1.500 hektarë, përkatësisht ka tërheqje të ujërave për 3.500 hektarë”, tha Simonovski.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve theksoi se nuk është e drejtë që fatkeqësitë natyrore të shfrytëzohen për qëllime politike dhe u bëri apel të gjithëve që japin vlerësime dhe deklarata për gjendjen, të mos e bëjnë këtë, sepse, siç tha, nga këto fatkeqësi janë goditur edhe rajone të populluara ku me vlerësime të pamenduara dhe të pakonfirmuara mund të shkaktohet panikë plotësuese dhe frikë tek qytetarët.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve u bëri thirrje edhe vetëqeverisjeve lokale që të kyçen aktivisht, të formojnë ekipe lokale për mbrojtje dhe shpëtim të cilat do ta mundësojnë parandalimin e nevojshëm nga niveli më i lartë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *