Home / Lajme / Maqedoni / Halimi I përgjigjet Xhaferit

Halimi I përgjigjet Xhaferit

15 shkurt
U mundësuam të shkojnë në specializim 5 mjekëve shqiptarë të punësuar para disa vitesh në spitalin ushtarak me premtimin se do t`I çojnë në specializim.I dërguam 5 të rrinjë shqiptarë në shkollimin për officer edhe atë 3 në Shqipëri dhe 2 në Turqi.Një pjesë të objekteve të kazermës në Kumanovë ose 1380 metër katror ia ndamë MASH për nevojat e nxënësve shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike në Kumanovë.Punësuam 499 ushtarë professional shqiptarë dhe puënsuam 70 kuadro civil shqiptarë në ministrinë e mbrojtjes dhe në ARM”, deklaroi Iljaz Halimi.

Ish zëvendësministri I mbrojtjes nga viti 2006 në vitin 2008 Iljaz Halimi përmes një pres konference ka prezantuar shifrat e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ministri pas akuzave të deputetit të BDI-së dhe ish zëvendësministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi, si kundërpërgjigje ndaj akuzave në adresë të BDI-së për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë ministri të bëra po nga Halimi.

Gjatë një komunikimi me media Halimi, tha se gjatë 18 muajve të qeverisjes së PDSH-së përqindja e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes u rrit nga 13 përqind në 18, 61 përqind dhe kjo sipas Halimit gjatë 20 muajve të kësaj qeverisje bie në 18.22 përqind.

”E zgjidhëm statusin e 154 nënoficerëve shqiptarë të cilët me vite edhe pse ishin nënoficer pagat I mernin si ushtarë professional.I avansuam mbi 40 epror ushtarak shqiptarë me grada të ndryshme duke filluar nga ato me të ultat deri më nënkolonel.

I punësuam 44 nënoficer shqiptarë.U mundësuam të shkojnë në specializim 5 mjekëve shqiptarë të punësuar para disa vitesh në spitalin ushtarak me premtimin se do t`I çojnë në specializim.I dërguam 5 të rrinjë shqiptarë në shkollimin për officer edhe atë 3 në Shqipëri dhe 2 në Turqi.

Një pjesë të objekteve të kazermës në Kumanovë ose 1380 metër katror ia ndamë MASH për nevojat e nxënësve shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike në Kumanovë.Punësuam 499 ushtarë professional shqiptarë dhe puënsuam 70 kuadro civil shqiptarë në ministrinë e mbrojtjes dhe në ARM”, deklaroi Iljaz Halimi
.Ai ftoi Talat Xhaferin që në një pres konferencë të shpalosë përqindjen e shqiptarëve gjatë qeverisjes 20 mujore të BDI-së.Ndryshe ditë më parë ish zëvendësministri I mbrojtjes në periudhën 2002-2006 Talat Xhaferi para disa ditëve përmes një deklarimi public tha se Iljaz Halimi është fajtor për mungesë të drejtorit shqiptar në një nga drejtoritë e formuara.

”Në ministrinë e Mbrojtjes dhe në armatë numri I përgjithshëm I shqiptarëve është 1552 ose 18.22 përqind.

Iljaz Halimi do të duhet ti përgjigjet opinionit cilat janë personat që I ka puënsuar dhe sa janë personat që kanë vendosur marrëdhënie pune me MM dhe ARM në kohën e tij dhe të përgjigjet për ata që ka puënsuar në Shtip dhe I ka lënë pa status që sot aktualisht statusi I tyre të zgjidhet në Tetovë dhe Kumanovë”, ka deklaruar Talat Xhaferi ditë më parë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *