Home / Lajme / Maqedoni / Hapet rruga për në Dibër

Hapet rruga për në Dibër

15 shkurt
Ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë” po punojnë në pastrimin e shembjeve, të cilat të enjten e kaluar ranë në rrugë, por për shkak të madhësisë së tyre, nevojitet më shumë kohë për pastrimin e korsive dhe normalizimin e komunikacionit.

Komunikacioni në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër po zhvillohet në një korsi, kumtoi sot Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë” po punojnë në pastrimin e shembjeve, të cilat të enjten e kaluar ranë në rrugë, por për shkak të madhësisë së tyre, nevojitet më shumë kohë për pastrimin e korsive dhe normalizimin e komunikacionit.

Rruga Mavrovë – Dibër, në afërsi të Rostushes, prej të enjtes ishte e mbyllur për komunikacion për shkak të shembjes së madhe të gurit, tokës, borës dhe drunjve.

Sipas LAM, herë pas here, nëpër një korsi po zhvillohet edhe komunikacioni në rrugën Vallandavoë – Udovë, për shkak të derdhjes së lumit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *