Home / Sport / HIDHET SHORTI PËR EURO 2012

HIDHET SHORTI PËR EURO 2012

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian të futbollit “EURO 2012”, faza finale e të cilit do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë. Përfaqësuesja e Maqedonisë do të bëjë gara në Grupin B, së bashku me Rusinë, Sllovakinë, Irlandën, Ermeninë dhe Andorën. Ndërkohë, kombëtarja Shqiptare do të garojë në Grupin D, së bashku me Francën, Rumuninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Janë mësuar grupet kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Maqedonia në shortin e sotëm të hedhur në Varshavë, ka mësuar rivalët e grupit, ku para vetes do të ketë kundërshtarë të fortë, por jo-atrakitv. Maqedonia nga vazoja e parë mori kundërshtarë Rusinë, me të cilët është përballur në kualifikimet e vitit 2008. Sllovakia dhe Republika e Irlandës, do të jenë kundërshtarët tjerë që do të kërkojnë kualifikimin, ndërsa Ermenia dhe Andora janë përfaqësuese që realisht duhet mundur. Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ketë grupin e lehtë, ku do të ketë përballë kombëtaren e Francës. Në Grupin D, përveç Francës, janë gjetur edhe kombëtaret e Bosnjës dhe Hercegovinës, Rumanisë, Bjellorusisë dhe Luksemburgut. Kampionët aktual të Evropës, Spanja do të garojnë në Grupin I, së bashku me Çekinë, Skocinë, Lituaninë dhe Lihtenshtajnin. Kampionia e botës Italia gjendet në Grupin C, me Serbinë, Irlandën Veriore, Slloveninë, Estoninë dhe Ishujt Fare, ndërsa si grup më i vështirë, llogaritet Grupi A, ku gara do të bëjnë Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika, Kazahstani dhe Azerbejxhani. Fituesit e grupeve drejtëpërsëdrejti sigurojnë kualifikim në fazën përfundimtare, së bashku me përfaqësuesen më të mirë të vendeve të dyta. Kombëtaret e mbetura të vendeve të dyta do të luajnë në balotazh, për të dhënë emrat e katër pjesëmarësve të fundit në Euro 2012. Kualifikimet startojnë më 3 gusht të këtij viti, ndërsa përfundojnë më 11-të tetor të vitit 2011, ndërsa ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen më 11-të dhe 15-të nëntor të viti të ardhëshëm.

Grupi A
1. Gjermani
2. Turqi
3. Austri
4. Belgjikë
5. Kazakistani
6. Azerbajxhani

Grupi B
1. Rusi
2. Sllovaki
3. Irlandë
4. Maqedoni
5. Armeni
6. Andora

Grupi C
1. Itali
2. Serbi
3. Irlandë e Veriut
4. Slloveni
5. Estoni
6. Ishujt Faroe

Grupi D
1. Francë
2. Rumani
3. Bosnjë Hercegovinë
4. Bjellorusi
5. Shqipëri
6. Luksemburg

Grupi E
1. Holandë
2. Suedi
3. Finlandë
4. Hungari
5. Moldavi
6. San Marino

Grupi F
1. Kroaci
2. Greqi
3. Izrael
4. Letoni
5. Gjeorgji
6. Maltë

Grupi G
1. Angli
2. Zvicër
3. Bullgari
4. Uells
5. Mali i Zi

Grupi H
1. Portugali
2. Danimarkë
3. Norvegji
4. Qipro
5. Islandë

Grupi I
1. Spanjë
2. Ceki
3. Skoci
4. Lituani
5. Lihtenshtein

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *