Home / Sport / Ibrahimi debuton në Bundesligë

Ibrahimi debuton në Bundesligë

Ish futbollisti i Renovës së Maqedonisë, Besart Ibrahimi, të shtunën ka debutuar në Bundesligën gjermane, me skuadrën e tij të re, Schalke.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit është transferuar nga Renova në Schalke, luajti në 13 minutat e fundit të ndeshjes, që skuadra e tij e zhvilloi si mysafire e Freiburgut, takim ky që përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0.

Ibrahimi është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të të takimit, kur e zëvendësoi Moritzin.

Debutimi i Ibrahimit me fanellën e skuadrës së tij të re ngjau shpejt, kur dihet se trajneri i Schalkes, Felix Magath, pati deklaruar se klubi i tij e ka transferuar Ibrahimin për ta përgatitur atë sa më mirë për edicionin e ardhshëm, duke aluduar kështu se shqiptari vështirë se do të gëzoj minutazh të madh në këtë stinor me Schalken.

Besart Ibrahimi është shqiptari i pestë që në këtë edicion aktivizohet në Bundesligën gjermane. Para tij janë aktivizuar edhe mbrojtësi i Bochumit, Mërgim Mavraj, sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, mesfushori i Mainzit, Jahmir Hyka dhe Shqipon Bekteshi që aktivizohet në Freiburg.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *