Home / Sport / Ibrahimi me transferimin më të mirë nga futbollistët shqiptarë

Ibrahimi me transferimin më të mirë nga futbollistët shqiptarë

Afati kalimtar i janarit ka qenë me bereqet për disa futbollistë shqiptarë që luajnë në klube të ndryshme evropiane. Rreth 30 lojtarë kanë ndërruar klubin, derisa lëvizjen më të mirë e ka bërë Besart Ibrahimi. Ky i fundit nga Renova është transferuar te klubi gjerman, Schalke 04.

Afati kalimtar i dimrit, i cili është mbyllur në orët e vona të ditës së hënë, ka sjellë rreth 30 transferime nga klubi në klub të futbollistëve shqiptarë që luajnë nëpër liga të ndryshme evropiane.

Ndërsa dita e fundit e këtij afati kalimtar nuk ka sjellë ndonjë lëvizje të madhe. Është zyrtarizuar kalimi i mesfushorit kosovar, Përparim Hetemaj nga Twente te skuadra italiane, Brescia. Kurse pas ndarjes me Tus Koblenzin, sulmuesi kosovar, Almir Murati ka kaluar te klubi italian, Potenza, që garon në Serie C1.

Lëvizjen më të madhe të këtij afati e kanë bërë Besart Ibrahimi. Reprezentuesi i Maqedonisë nga skuadra e Renovës ka kaluar te gjiganti gjerman, Schalke 04, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë.

Mirëpo, përveç Ibrahimit, lëvizje të mirë kanë bërë edhe Ymer Xhaferi, i cili nga KEK-u u transferua te klubi finlandez, FF Jaro dhe gjakovari Gjergj Bushaj, i cili nga Vëllaznimi kaloi te skuadra kroate, Istra Pula.

Murati në Potenza

Pasi ka shkëputur kontratën me klubin gjerman, Tus Koblenz, Almir Murati menjëherë ka gjetur klubin e ri. Sulmuesi kosovar me nënshtetësi zvicerane ka nënshkruar me klubin italian nga Serie C1, Potenza.
“Kam nënshkruar kontratë me Potenzan, deri në fund të këtij sezoni. Këtu pres të luaj rregullisht”, ka thënë ish-anëtari i klubit zviceran, Winterthur, për Express të hënën.

Kadri mbetet në B93

Bashkim Kadri përfundimisht do të mbetet te klubi danez, Boldklubben af 1893, edhe pse klubi gjerman, Borussia Dortmund ishte e gatshme ta blejë gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Dy klubet nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët rreth shumës, kështu që Bashkimi nuk do të shkojë në Dortmund. Ata e donin lojtarin, por ne mendonim se oferta e tyre ishte shumë e ulët. Është një shumë e madhe që i ndan palët”, ka thënë menaxheri i mesfushorit shqiptar, Frank Nielsen për ueb faqen daneze tipsbladet.dk.

Përpos Dortmundit, për Kadrin interesim kishte shprehur edhe nënkampioni i Danimarkës, Odense. Mirëpo, as këtë ofertë, B93 nuk e ka pranuar, kështu që futbollisti nga Maqedonia do të vazhdojë me ekipin e tij aktual. “Odense e kërkonte Bashkimin edhe gjatë verës që shkoi. Ky klub ishte mjaft i interesuar ta transferonte futbollistin edhe tash. Por, Bashkimi dhe B93 vendosën që t’i thonë ‘jo’ kësaj oferte. Ai do ta vazhdojë eksperiencën e tij me B93 në gjashtë vitet e ardhshme”, pohoi Nielsen.

Sidoqoftë, Kadri, edhe pse dëshiron të luajë në nivele të larta të futbollit evropian, duhet të kënaqet me ekipin e tij, B93. “Nuk është sekret që Bashkimi synon lart, por ai do të luajë në pranverë, këtu dhe më pas të shohim se cilat do të jenë mundësitë për verë. Është e rëndësishme që lojtarët e rinj të luajnë në vazhdimësi, e ai do ta bëjë këtë me neve”, vazhdoi Nielsen.

Lëvizjet e janarit:
nga – në
Ymer Xhaferi === KEK – Jaro
Gjergj Bushaj === Vëllaznimi – Istra Pula
Driton Krasniqi === KEK – Skënderbeu
Genc Hyseni === Gramozi – Teteks
Liridon Leci === Besa Kavajë- Vllaznia Shkodër
Besart Ibrahimi === Renova – Schalke
Shefki Kuqi === Koblenz- Swansea City
Përparim Hetemaj === Twente – Brescia
Ergun Berisha === Udinese – Istanbul Buyuksehi
Bekim Kastrati === D. Dresden – Bonner
Almir Murati === Koblenz – Potenza
Ardian Gashi === Fredrikstad – Helsingborg
Xhevdet Gela ===Atlantis – Haka
Edgar Çani ===Palermo – Piacenza
Shkëlzen Gashi=== Zurich – Xamax
Pajtim Kasami ===Lazio – Bellinzona
Gëzim Shalaj ===Dudingen – Kriens
Zahir Idrizi ===Wohlen – Le Mont
Florian Berisha=== Sion – Yverdon
Safet Etemi ===Schaffhausen – Vaduz
Altin Osmani=== Basel U21 – Yverdon
Nuredin Bakiu=== Norrköping – Jonkoping Sodra
Albert Berbatovci ===Rosenborg – Ranheim IL
Edmond Kapllani=== Augsburg – Koblenz
Elvir Beqiri=== Vllaznia – Khazar Lankaran
Xhevahir Sukaj=== Orduspor – Ismaily SC
Shpëtim Hasani=== Sirius – Norrkoping
Nedzbedin Selimi=== Primorje – Rudar Velenje

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *