Home / Sport / Ikën Leonardo, vjen Van Basten?

Ikën Leonardo, vjen Van Basten?

Mediat italiane kanë hedhur së fundi një hipotezë, sipas të cilës Milani po mendon të zëvendësojë trajnerin aktual, Leonardo, me Marko Van Basten.

E ardhmja e trajnerit brazilian në krye të stolit kuqezi duket e pasigurt, sidomos pas humbjes në shtëpi me Mançesterin në Ligën e Kampionëve. Por e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkon edhe më tej, duke pohuar se presidenti Berluskoni është i pakënaqur me teknikun brazilian (kujtojmë deklaratën e bosit kuqezi: “Milani është skuadër fituese, nëse e bëjnë të luajë mirë”).

Dyshimet e Berluskonit kanë filluar të shtohen sidomos pas disfatës në “San Siro” të martën me Mançesterin dhe një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampionëve mund të jetë një goditje fatale për Leonardon. Sipas gazetës italiane, drejtuesit kanë gati edhe zëvendësuesin: Marko Van Basten. Gjithashtu, përflitet edhe trajneri aktual i Kaljarit, Masimiliano Alegri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *