Home / Sport / Inter-Chelsea, Mourinho fton Balotelli-n

Inter-Chelsea, Mourinho fton Balotelli-n

Nje nga sfidat me interesante te kesaj faze ne Champions League eshte padyshim ajo mes Interit dhe Chelsea qe do zhvillohet diten e merkure ne “San Siro”.

Mourinho ka lene pas barazimin e zhurmshem me Sampdorian, duke bere llogarite me lojtaret qe do kete ne dispozicion per kete sfide qe mund te vendose sezonin e zikalterve. Mbrojtesi Santon nuk do jete ne listen e lojtareve te disponueshem por arma e fshehte ne doren e portugezit mund te rezultoje sulmuesi Mario Balotelli qe ka filluar te stervitet me skuadren.

Nderkohe, ne nje interviste dhene per “Sunday Mirror”, Mou pohon se nuk do gezoje ne rast suksesi ndaj ish skuadres se tij. “Jam pjese e historise se ketij klubi ne te cilin shpresoj te rikthehem nje dite. I respektojme por nuk kemi frike nga ata”, shprehet “I vecanti”.

Nga ana tjeter, Carlo Anceloti e karikon skuadren e tij, duke thene se Chelsea do jete mankthi i zikalterve. “Skuadra ime ka gjithcka per te fituar”, thekson tekniku italian.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *