Home / Sport / Interi, 15 vjet nga era Morati

Interi, 15 vjet nga era Morati

Më 18 shkurt 1995 Masimo Morati mori drejtimin e klubit zikaltër. Trofe të fituar, largime të dhimbshme, ndërrime trajnerësh (plot 12)… Mungon vetëm Liga e Kampionëve për të përsëritur ciklin e babait Anxhelo.

“Morati I” qëndroi në krye të zikaltërve prej vitit 1955 deri më 1968 dhe fitoi tre kampionate, dy Champions dhe dy Kupa Interkontinentale. Kurse “Morati II” ka arritur të fitojë katër kampionate, por në Europë ende nuk ka lënë gjurmë dhe ky Inter nuk është ende “I madh” si ai i të kaluarës.

15 vite, jo të gjithë të lehtë. Këtë e tregojnë edhe dy dorëheqjet (1999 dhe 2004), 12 trajnerë të ndërruar dhe 11 vite pritje për të prekur kampionatin e parë (edhe ky erdhi në tavolinë pas skandalit të “Kalçopolit” në 2006). Vitet 2002 dhe 2003 janë zhgënjimet e mëdha: në fillim 5 maji i dhimbshëm, kur Juventusi i mohoi festën e kampionatit në javën e fundit dhe më pas eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Milani.

Gjithsej janë 10 trofe të fituar (4 kampioane, një Kupë UEFA, dy Kupa Italie dhe 3 Superkupa). Janë plot 560 milion euro të shpenzuara në merkato, për të sjellë në “San Siro” emra të tillë, si Adriano, Baxho, Batistuta, Krespo, Kruz, Zhorkaef, Eto, Figo, Ibrahimoviç, Milito, Mutu, Rekoba, Veron, Vieri apo Zamorano. Tashmë objektivi është i qartë: për të plotësuar ciklin e Anxhelo Moratit, Masimo duhet të fitojë Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *