Home / Sport / Interi merr “arratinë”

Interi merr “arratinë”

Zikaltrit fituan 3-0 në shtëpi ndaj Kaljarit dhe duke përfituar nga barazimi pa gola i Milanit në fushën e Bolonjës, tashmë e shohin veten dhjetë pikë para kuqezinjve.

Ka qenë një Inter cinik në fushën e “San Siros” pasditen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Hoze Mourinjio, megjithëse me mungesa të rëndësishme (Shnajder, Lusio dhe Stankoviç) e nisi vrullshëm takimin, duke shënuar dy herë në 20 minutat e para (Pandev 6’ dhe Samuel 20’).

Më pas zikaltrit lëshuan disi terren, duke i lejuar Kaljarit të shohë me tepër drejt portës së Hulio Sezarit. Por skuadra e drejtuar nga Alegri nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara, madje rrezikoi të ndëshkohet përsëri nga kundërsulmet e shpejta të vendasve. Me fillimin e 45 minutave të dyta është Diego Milito që trefishon me nja goditje nga brenda zonës.

Pas javës së 23-të Interi ngjitet në kuotën e 52 pikëve, dhjetë më tepër se Milani që sot nuk shkoi më tepër se një barazim pa gola në fushën e Bolonjës. Të dy ekipet nga Milano kanë nga një takim më tepër për të luajtur (Interi me Parmën më 10 shkurt dhe Milani në fushën e Fiorentinës).

Inter 3 – 0 Kaljari, (Pandev 6’, Samuel 20’, Milito 47’)

Inter (4-3-3): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Samuel, Santon; Zanetti, Cambiasso, Thiago Motta (75′ Mariga); Pandev, Milito (83′ Balotelli), Eto’o (60′ Muntari). (Toldo, Quaresma, Krhin, Materazzi). Trajner: Mourinho.

Cagliari (4-3-1-2): Agazzi; Dessena, Astori, Canini, Agostini; Biondini (56′ Barone), Conti, Lazzari; Jeda (83′ Nainggolan); Matri, Nenè (60′ Larrivey). (Vigorito, Ariaudo, Marzoratti, Parola). Trajner: Allegri.

Gjyqtar: Gervasoni

Kartonë të verdhë: Thiago Motta, Milito (I)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *