Home / Sport / Interi ndalet në Parma, 1-1

Interi ndalet në Parma, 1-1

Zikaltrit nuk kanë shkuar më tepër se një barazim 1-1 në “Tardini” të Parmës, në ndeshjen e prapambetur të javës së 22-të. Tashmë +9 nga Roma.

Një sfidë me intetsitet dhe me raste nga të dy ekipet, por që në fund asnjëri prej tyre nuk arriti t’i japë kundërshtarit goditjen përfundimtare. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur Bozhinov kaloi vendasit në epërsi në minutën e 55-të dhe vetëm pesë minuta më pas Mario Baloteli, i sapofutur në fushën e lojës, barazon shifrat.

Emilianët luajtën për gati 15 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Valianit në minutën e 73-të. Pas barazimit të dy skuadrat patën raste të mira për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare. Me këtë barazim zikaltrit e çojnë diferencën e pikëve në nëntë pikë nga Roma e vendit të dytë dhe 11 nga Milani, që ka një ndeshje më tepër për të luajtur.

Parma 1 – 1 Inter, (Bojinov 55’ / Balotelli 60’)

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Materazzi, Cordoba (57′ Santon); Zanetti, Cambiasso, Motta (57′ Balotelli); Pandev; Milito, Eto’o (68′ Mariga); (Toldo, Samuel, Krhin, Quaresma). Trajner: Mourinho

PARMA (3-5-2): Mirante; Dellafiore, Zaccardo, Lucarelli; Valiani, Jimenez, Morrone, Galloppa (75′ Antonelli), Castellini; Biabiany, Bojinov (68′ Paloschi). (Pavarini, Zenoni, Lunardini, Galassi, Lanzafame). Trajner: Guidolin

Gjyqtar: Bergonzi

Kartonë të verdhë: Morrone (P), Pandev, Cambiasso (I)

Karton i kuq: 73′ Valiani (P)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *