Home / Sport / Interi në Parma për të mbyllur kampionatin

Interi në Parma për të mbyllur kampionatin

Para tre javësh ishte rreziku që të kapeshin nga Milani, sonte ka mundësi që me një fitore (shumë të mundshme) ndaj Parmës të arkivojë çështjen e titullit kampion dhe të merret vetëm me Ligën e Kampioneve.

Ndeshja e prapambetur e javës së 22, Parma – Inter, e shtyrë për shkak të dëborës, e që mund të shtyhet sërish po për shkak të dëborës, (mund të) luhet sonte në Tardini në orën 20.45.

Pa Shnaider, Stankoviç, Kivu e Muntari, Mourinjo do të hedhë në fushën e blertë treshen ekzaltuese sulmuese me në dyshim që lidhet mes Balotelit dhe Pandevit. Nga minuta e parë do të luajnë edhe dy isha: Mariga për Interin dhe Himenez për Parmën, ndërkohë që dy isha të tjerë, Krespo dhe Panuçi nuk do të luajnë, i pari për dëmtim dhe tjetri i skualifikuar.

Në rast fitore të zikaltërve, Interi thellon në 11 pikë distancën me Romën dhe 13 me Milanin, që ka një ndeshje të prapambetur në Firence ndaj Fiorentinës.

Parma-Inter (ora 20.45)

PARMA (3-4-1-2): Mirante; Dellafiore, Zakardo, Lukareli; Valiani, Morrone, Gallopa, Kastelini; Himenez; Biabiani, Lanzafame. Tr. Guidolin.

INTER (4-3-3): Hulio Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Santon; Zaneti, Kambiaso, Mariga; Pandev, Milito, Eto’o. Tr. Mourinho.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *