Home / Lajme / Maqedoni / Intervistë e ambasadores spanjolle në Maqedoni Marija Garsia de Lara për Radio Evropa e Lirë

Intervistë e ambasadores spanjolle në Maqedoni Marija Garsia de Lara për Radio Evropa e Lirë

14 shkurt
Sipas saj, vizita e paralajmëruar e Moratinosit do të përqëndrohet në përkrahjen e Qeverisë për procesin e filluar reformist në rrugën drejt BE-së, për përpjekjet që po investohen në procesin negocues nën udhëheqjen e KB-së dhe për perspektivën evropiane të këtij vendi.

Urim Hasipi
Besojmë se ekzistojnë sinjale për optimizëm dhe se përparimi i mëtejshëm është i mundur në kohë të shpejtë, deklaroi ambasadorja e Spanjës në Maqedoni, Marija Garsia de Lara në intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke e komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme Migel Anhel Moratinos lidhur me zgjidhjen e problemit me emrin.

“Moratinos e shpreh përkrahjen e tij për procesin vijues nën patronazhin e KB-së. Besojmë se është shumë me rëndësi të vazhdojnë takimet e drejtpërdrejta mes kryeministrave Gruevski dhe Papandreu dhe me të vërtetë e respektojmë, inkurajojmë dhe e përkrahim lidershipin që e kanë treguar ata në vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta”, shtoi De Lara.

Sipas saj, vizita e paralajmëruar e Moratinosit do të përqëndrohet në përkrahjen e Qeverisë për procesin e filluar reformist në rrugën drejt BE-së, për përpjekjet që po investohen në procesin negocues nën udhëheqjen e KB-së dhe për perspektivën evropiane të këtij vendi.

“Shumë është i qartë prioriteti i kryesisë dhe i politikës së BE-së se e përkrahim dhe besojmë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. Rezultatet e arritura në këtë vend, posaçërisht në vitin 2009 janë të kënaqshme, ashtu që jam e sigurtë se ministri Moratinos do t’i inkurajojë autoritetet për procesin vijues negocues”, tha De Lara.

Ajo vlerëson se Bashkimi Evropian tërësisht e përkrah procesin që po zhvillohet, por duhet të merret parasysh se BE-ja nuk pjesë e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *