Home / Lajme / Maqedoni / Ish-pjesëtarë të UÇK-së me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtarë të UÇK-së me burgim të përjetshëm

4 shkurt-
Tre personat e lartëpërmendur akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjykata gjithashtu ka dënuar me tre vite burg edhe Bekim Dardhishtën sipas tyre i involvuar në këtë rast.

Gjykata Themelore në Shkup të enjten gjatë një seance gjyqësore dënoi me burg të përjetshëm tre ish-pjesëtarët e UÇK-së , Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin.

Tre personat e lartëpërmendur akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjykata gjithashtu ka dënuar me tre vite burg edhe Bekim Dardhishtën sipas tyre i involvuar në këtë rast.

Avokati i tyre Elenco Milanov theksoi se dënimin është shqiptuar në mungëse të fakteve, që sipas tij, në një sistem normal të drejtësisë kjo nuk do të ndodhte. Harun Aliu është kryetari i Alternativë Kombëtare dhe ish-komandant i UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *