Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në Munih: Nuk pranojmë të shkatërrohen të drejtat individuale të njeriut me forcë dhe shantazh

Ivanov në Munih: Nuk pranojmë të shkatërrohen të drejtat individuale të njeriut me forcë dhe shantazh

6 shkurt-
“Dhjetorin e kaluar, edhe krahas rekomandimit pozitiv nga KE-ja me çka të konfirmohet gatishmëria dhe iu pranua progresi i vendit tim, Greqia e ndaloi përcaktimin e datës për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Do të thotë, bllokimi i dytë në afat të shkurtër kohor. Ky është kontribut ndaj sigurisë dhe prosperitetit evropian? Megjithatë presim hapa konkret nga pala greke, të cilët do ta konfirmojnë përkushtueshmërinë e tyre të axhendës 2014”, theksoi Ivanov.

Republika e Maqedonisë nga pavarësimi e deri sot, konteksti historik i papajtueshmërisë, dallimeve midis popujve ballkanikë, e zëvendësoi me politika të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat mbështeten ë interesat e përbashkëta dhe zhvillimin rajonal, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e sotëm në Konferencën e sigurisë në Munih.

Ai në fjalimin e tij posaçërisht u përqëndrua në kontestin e imponuar për emrin kushteteus të Republikës së Maqedonisë nga ana e Greqisë.

“Që nga ditët e para të pavarësia, me imponimin e këtij kontesti dhe veprimet pasuese, kur dikujt i pengonte realiteti i ri, Republika e Maqedonisë e pavarur. Ky kontest dhe sjellja e fqiut tonë kishin implikime të tyre në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe etablimi i shtetit tonë. I njejti është përcjellur me negacione, ofendime, bllokada dhe embargo dhe rezultoi me precedent gjatë hyrjes në KB”, theksoi Ivanov.

Ai përkujtoi se Greqia kontestin me emrin tërësisht në mënyrë të paarsyshme, madje edhe absurde e prezantoi si problem sigurie”.

“Ata, edhe atëherë, dhe sot, e sollën në hamendje opinionin ndërkombëtar. Ndërsa gjoja argumentet e fqiut tonë në këtë kontekst ishin se kemi pretendime territoriale. Edhe pse ishin të pabaza këto pohime, Republika e Maqedonisë, e ndryshoi Kushtetutën që edhe formalisht të dëshmojë se nuk ka pretendime territoriale, madje edhe e ndërroi emrin e saj shtetëror. Me këtë Republika e Maqedonisë bëri hapa konkret, të cilat nuk jam i sigurt se dikush tjetër në bashkësinë ndërkombëtare do t’i bënte”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ai theksoi se në vitin 1995 dy vendet nënshkruan marrëveshje kohore me çka pasoi normalizimi i marrëdhënieve. Megjithatë, edhe krahas konstruktivitetit dhe iniciativitetin e Maqedonisë për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, tërësisht në kundërshtim me obligimet e Marrëveshjes kohore, Republika e Greqisë e ndaloi hyrjen në NATO të vendit tonë.

Ai përkujtoi se këtë vit shënohen 10 vjet nga Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dedikuar për shtetet e Evropës Juglindore, me qëllim që ta trasojë rrugën për integrim në BE. Maqedonia ishte e para e cila e nënshkroi këtë Marrëveshje.

“Dhjetorin e kaluar, edhe krahas rekomandimit pozitiv nga KE-ja me çka të konfirmohet gatishmëria dhe iu pranua progresi i vendit tim, Greqia e ndaloi përcaktimin e datës për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Do të thotë, bllokimi i dytë në afat të shkurtër kohor. Ky është kontribut ndaj sigurisë dhe prosperitetit evropian? Megjithatë presim hapa konkret nga pala greke, të cilët do ta konfirmojnë përkushtueshmërinë e tyre të axhendës 2014”, theksoi Ivanov.

Ai konstatoi se “për fat të keq, kushti i cili na është imponuar që të vazhdojmë nëpër rrugën e integrimit tonë euroatlantik, nuk përfshin vetëm heqje dorë nga emri i shtetit tonë, por edhe heqje dorë nga të drejtat individuale të njeriut të qytetarit të Maqedonisë, e drejta e dinjitetit njerëzor dhe e drejta e vetëidentifikimit”.

Ivanov përkujtoi se sipas Deklaratës universale për të drejtat e njeriut “të gjithë qeniet njerëzorelindin të lirë dhe të barabartë sipas dinjitetit dhe barazisë”. Asnjë vend nuk guxon të lejojë të shkelen të drejtat e njeriut të qytetarëve të saj, nga asnjëra palë, as nga brenda, e as nga jashtë. Bëhet fjalë për çështje në të cilat mbështeten jo vetëm e drejta publike ndërkombëtare, por edhe e e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ky është qëllimi më i lartë i njerëzimit, kjo është garancia më e fuqishme që të vazhdojë nëpër rrugën e progresit dhe sigurisë.

Presidenti i Maqedonisë përkujtoi se në një rast presidenti grek Papulas theksoi se zgjidhja duhet të kërkohet në suaza të së drejtës ndërkombëtare. Ivanov shprehi pajtim absolut e cila do të mbështetet mbi të drejtën dhe parimet ndërkombëtare, vendim në suaza të Rezolutave të Organizatës botërore, vendim në të cilin nuk do të ketë fitimtar dhe humbës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *