Home / Lajme / Rajon / Jozefina, euforike prej fatsjellëses

Jozefina, euforike prej fatsjellëses

10 shkurt
Madje, e kundërta… Duket një çast gëzimi, hareje, që nuk ka të bëjë fare me diskutime ligjesh apo kërkesash për hyrjen e opozitës në parlament! Zonja Topalli me zor mban kënaqësinë sa ka shkelur dhe buzën e poshtme, ndërsa në dorë mban telefonin e saj. Euforia e saj ndoshta i përket këtij të fundit, një mesazh që e ka gëzuar së tepërmi.

Kjo nuk është një pamje e zakonshme e kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Nuk është një çast debati e as replikash në sallën e Kuvendit…

Madje, e kundërta… Duket një çast gëzimi, hareje, që nuk ka të bëjë fare me diskutime ligjesh apo kërkesash për hyrjen e opozitës në parlament! Zonja Topalli me zor mban kënaqësinë sa ka shkelur dhe buzën e poshtme, ndërsa në dorë mban telefonin e saj. Euforia e saj ndoshta i përket këtij të fundit, një mesazh që e ka gëzuar së tepërmi…

Por, një detaj tjetër që na ra në sy në këtë foto është dhe varësja e re e kryetares, të cilën ajo e vë shpesh e më shpesh kohëve të fundit…

Madje duket e afeksionuar pas saj, pasi e vendos në çdo takim. Të njëjtën varëse Jozefina Topalli përdori kur doli në një konferencë për shtyp, për të akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas letrës që PS-ja i dërgoi KE-së për të hequr kredencialet e delegacionit shqiptar.

E më tej (fotoja 3) të njëjtën varëse ajo mban edhe në një tjetër takim.

Tani, ose kjo është një nga varëset që i pëlqen më shumë zonjës Topalli, ose është një blerje e fundit dhe e ka me qejf, ose…ose, është fatsjellësja e saj! Ballkanweb

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *