Home / Sport / Juventus fiton pas pesë javësh

Juventus fiton pas pesë javësh

Juventusi ka arritur të mposhtë Genoan sot në fushën e tij më rezultatin 3 – 2.

Në minutën e 26-të Rossi kaloi Genoan në avantazh duke vënë në vështirësi të mëdha Juventusin deri sa në minutën e 42-të Amauri barazoi rezultatin.

Në minutën e 61-të të pjesës se dytë Del Piero i jep skuadrës tij avantazhin që do zgjaste vetëm dy minuta sepse është përsëri Rossi që në minutën e 63-të barazon shifrat. Në minutën e 78 Del Piero me anë të një njëmbëdhjetë metershi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin duke mundësuar fitimin e një tre pikëshi tepër të vlefshëm pas pesë javëve.

JUVENTUS (3-4-1-2): Bufon; Zebina, Legrotalie, Kielini; Caceres, Sissoko, Candreva (21′ Marchisio), De Ceglie; Diego (35′ Salihamixhixh); Del Piero, Amauri (47′ Giovinco). Trajner Zakeroni.

GENOA (4-4-2): Amelia; Papastathopulos, Daineli, Bocchetti, Criscito (44′ Aleksic); Mesto, Rossi, Zapater, Sculli; Akuafreska (1′ Fatic), Suazo (22′ El Sharaawi). Trajner Gasperini.

Kartona të verdhë për Juventusin; Kandreva, Amauri, Zebina, Salihamixhixh ndërsa per Genoan; Boscheti, Akuafreska, Papastathopulos.

Po sot janë luajtur dhe pesë takime të tjera duke dhënë këto rezultate;
Kaljari 3 – 1 Bari
Katania 0 -0 Atalanta
Kievo 0 – 1 Siena
Livorno 0 -1 Bolonja
Parma 0 – 2 Lacio

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *