Home / Sport / Juventus ringjallet ne Europe

Juventus ringjallet ne Europe

Juventus duket se eshte ringjallur. Bardhezinjte pas fitores ne kampionat ndaj Xhenoas arrijne te mposhtin edhe Ajaksin ne Amsterdam me rezultatin 1-2, ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen Europiane.

17 minuta nga nisja e takimit holandezet kalojne ne avantazh me ane te Miralem Sulejmani. Por skuadra e drejtuar nga Zakeroni arrin te kunderpergjigjet me Amaurin ne minuten e 32 i cili shfrytezoi mjaft mire nje top te marre prej De Celjes duke sigluar barazimin 1-1 per 45 minutat e para.Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli vjen prej bardhezinjeve, qe ne minuten e 58 shenojne serish me ane te Amaurit. Minutat e mbetura vec kartonit te kuq per Salihamixhic nuk rezervojne ndryshim rezultati. Pas kesaj fitorje Juventus hedh nje hap drejt 1/8-es se ketij kompeticionit.Ne ndeshjet e tjera ra ne sy humbja e Romes ndaj Panathinaikosit ne Athine. Golat e Vicinic dhe te Pizarros nuk mjaftuan per verdhekuqte ndaj 3 rrjetave te grekeve. Marseja fitoi ne transferte ndaj Kopenhagenit 3-1, Hamburgu mundi PSV 1-0, po 1-0 Liverpuli fitoi ndaj rumuneve te Unireas.

Futbollistëve të Liverpulit iu janë dashur 81 minuta të plotë për të shënuar golin e vetëm në ndeshje, i cili iu ka sjellë fitore minimale kundër skuadrës shumë pak të njohur rumun Unirea, në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës Evropa.Ekipi i Rafa Benites është djersitur mjaft shumë për të shënuar gol dhe atë në finish kur Dejvid N’Gog tundi rrjetën e rumunëve, për të siguruar një epërsi minimale para ndeshjes së kthimit në Rumani, e cila është në program pas shtatë ditësh.Vendësit sulmuan në pjesën e parë, por nuk arritën të konkretizojnë asnjë rast para portës së Arlauskis.Liverpuli vazhdoi iniciativën edhe në pjesë lojën e dytë, por dukej se vendësit nuk do të arrijnë të shënojnë gol. Në minutën 52, Karager mirë kaloi në anën e djathtë dhe asistoi Xherard, i cili goditi topin me kokë, por pranë portës.Mysafirët rastin e vetëm serioze patën në minutën 62, por Parashqiv nuk u gjet mirë dhe portieri Reina evitoi rrezikun.Në minutën 81, pas asistimit të spanjollit Paqeko, i cili në terren hyri në pjesën e dytë, Babel e pasoi topin deri te N’Gog i cili nuk e pati të vështirë të sjellë në epërsi vendësit.Deri në fund të takimit, Xherard pati edhe një rast, por rezultati mbeti i pandryshuar 1:0, epërsi me të cilën Liverpul nuk do të jetë i sigurt në revansh.

Ndonëse Salcburgu kishte dy gola epërsi, skuadra e Standardit me një lojë të shkëlqyer arriti deri te fitorja e madhe në ndeshjen e 1/16 të finales së Ligës Evropa.Skuadra austriake shënoi dy herë dhe arriti në epërsi prej 2:0, por vendësit mblodhën forcat duke shënuar tre gola, me çka siguruan fitoren.Tvente me golin e Jansen shënoi fitore kundër Verderit me rezultat 1:0, Lil mposhti Fenerbahçen 2:1, derisa Vilareal luajti baras 2:2 kundër Uolfsburgut, edhe pse pati një lojtar më pak në fushë.Fitore minimale shënoi edhe Bryzh kundër Valencisë.

Rezultatet:
Liga Evropa, 1/16 e finales:

Ajaks-Juventus 1:2 (1:1)
Sulejmani 16 – Amauri 31, 58

Tvente – Verder Bremen 1:0 (1:0)
Jansen 39

Lil – Fenerbahqe 2:1 (1:1)
Balmon 3, Fro 52 – Vederson 5

Standard – Salcburg 3:2 (0:2)
Vicel 66p, 82, De Kamargo 80 – Janko 4, 45

Vilareal – Uolfsburg 2:2 (1:0)
Sena 43, Ruben 85 – Grafite 65, 83

Bryzh – Valencia 1:0 (0:0)
Kuemaha 56

Rubin-Hapel Tel Aviv 3:0 (2:0)
Buharov 14, 23, Semak 69

Liverpul – Unirea 1:0
N’Gong 81′

Ath. Bilbao-Anderlecht 1:1

Atl. Madrid-Galatasaray 1:1

Copenhagen-Marseille 1:3

Fulham-Shakhtar 2:1

Hamburger -PSV 1:0

Hertha-Benfica 1:1

Liverpool-Unirea U. 1:0

Panathinaikos-Roma 3:2

Të martën:
Everton-Sporting 2:1 (1:0)
Pienar 35, Distin 48 – Veloso 87

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *