Home / Lajme / Maqedoni / Kalime të reja në PDSH

Kalime të reja në PDSH

3 shkurt-
Diskriminimi që u bëhet është i programuar, ky bashkim besoj se do të rritet dhe do të përforcohet dhe nga këtu së bashku me këshilltarin në qytetin e Shkupit Idriz Orana, ju garantoj se nga ky moment ju të gjithë jeni njerëz me obligime dhe të drejta të barabarta në parti. Nuk dua që askush të më keqkuptojë, ky bashkim forcash ka vetëm një interes e ai është jetësimi i idealeve të shqiptarëve, nuk jemi bashkim kundër askujt”, deklaroi Thaçi.

Urim Hasipi
Dega e Çairit e grupacionit të Imer Selmanit, prej sot i është bashkangjitur PDSH-së. Kjo është bërë e ditur nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe kryetari i degës së Çairit, Idriz Orana.

“Është një bashkim i forcave të shqiptarëve dhe është një simbolikë e bashkimit të njerëzve rreth kësaj platforme dhe kjo tregon se shqiptarët në Maqedoni janë në gjendje shumë te keqe për të mos thënë të tmershme. Diskriminimi që u bëhet është i programuar, ky bashkim besoj se do të rritet dhe do të përforcohet dhe nga këtu së bashku me këshilltarin në qytetin e Shkupit Idriz Orana, ju garantoj se nga ky moment ju të gjithë jeni njerëz me obligime dhe të drejta të barabarta në parti. Nuk dua që askush të më keqkuptojë, ky bashkim forcash ka vetëm një interes e ai është jetësimi i idealeve të shqiptarëve, nuk jemi bashkim kundër askujt”, deklaroi Thaçi.

Për këshilltarin në qytetin e Shkupit dhe ish kryetar I Degës së Dr në Çair kalimi në PDSH është për çështje kombëtare.“Ne jemi këtu për arsye se në partinë në të cilën ishim nuk kishim një platformë që do t`ia artikulonte interesat e shqiptarëve dhe ishte parti nga një grup i vogël oligarkësh, të cilët për interesat e tyre personale interesin madhor e ai është të drejtat e shqiptarëve si element shtetformues . Për këtë arsye duke patur parasysh platformën e PDSH-së dhe shpresoj se ka edhe shokë tjerë që do të kuptojnë këtë dhe do të na bashkangjiten dhe njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet problem i shqiptarëve”, deklaroi Idriz Orana.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *