Home / Sport / Kapelo i mbyll derën e kombëtares Ouenit

Kapelo i mbyll derën e kombëtares Ouenit

Trajneri i kombëtares angleze këmbëngul se nuk mund ta përfshijë Majkëll Ouenin në listën e skuadrës që do të marrë me vete në Afrikën e Jugut, nëse ai nuk luan rregullisht me Mançesterin.

Italiani i stolit të “3 luanëve” gjithmonë ka ngulur këmbë se vetëm ata lojtarë që aktivizohen çdo javë me klubet përkatës, do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 futbollistësh me të cilën Anglia do kërkojë të fitojë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në muajin qershor.

“A jam në presion për të grumbulluar lojtarë të caktuar? Shumë njerëz duan që unë të thërras Ouenin në skuadër. Ai është golashënuesi më i mirë anglez i brezit të tij, por nëse nuk luan në mënyrë të rregullt, nuk mund ta marr”, u shpreh Kapelo për “La Gazzetta dello Sport”.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *