Home / Sport / Keith Harris, 1 miliard stërlina për Mançester Junajtid

Keith Harris, 1 miliard stërlina për Mançester Junajtid

Sipas televizionit zyrtar të Mançesterit, në drejtim të klubit të Premier Ligës së shpejti mund të vijë një ofertë prej një miliard stërlinash.

Keith Harris, pronari i “CityBank” po mendon të bëjë një ofertë për të marrë pjesën më të madhe të aksioneve të klubit anglez. Mançesteri po kalon një periudhë krize financiare, me borxhe që kapin shifrën e më tepër se 850 milion stërlinash. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e familjes Glazer, e cila ka në pronësi klubin.

Nuk dihet nëse familja amerikane do të pranojë të shesë aksionet e klubit, megjithëse mundësia që kjo të ndodhë është e madhe. Sipas Harris, Glazerat po luajnë me një nga ikonat më të mëdha të futbollit botëror, që tashmë ndodhet në rrezik.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *