Home / Lajme / Maqedoni / Koalicioni qeveritar s`ka kapacitet për t`i zgjidhur problemet

Koalicioni qeveritar s`ka kapacitet për t`i zgjidhur problemet

5 shkurt-
“PPD-ja, në bazë të analizave të bëra konstaton se acarimi I marrëdhënieve në Maqedoni , konkretisht krijimi I situatave gjithnjë më të mëdha konfliktuoze mes maqedonasve dhe shqiptarëve është rrjedhojë e një politike të gabuar dhe jodemokratike.

Është pasojë e një politike tejet diskriminuese ndaj shqiptarëve, politikë kjo që del nga platform partiake antishqiptare e VMRO-DPMNE-së dhe nga inferioriteti politik I BDI-së dhe mungesa e kapaciteteve profesionale t strukturave partiake për t`u ballafaquar me sfidat politike”,tha Haruni.

Urim Hasipi
Koalicioni aktual qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDi, nuk ka kapacitete për të zgjidhur problemet etnike dhe ato në planin ndërkombëtar.

Ky është konstatimi I Partisë për Prosperitet Demokratik, ku sipas kreut të kësaj partie Sejfedin Haruni, këta probleme nuk japin shenja pozitive të zgjidhjes së shpejtë të problemit të emrit në rafshin e politikës së jashtme.

“PPD-ja, në bazë të analizave të bëra konstaton se acarimi I marrëdhënieve në Maqedoni , konkretisht krijimi I situatave gjithnjë më të mëdha konfliktuoze mes maqedonasve dhe shqiptarëve është rrjedhojë e një politike të gabuar dhe jodemokratike.

Është pasojë e një politike tejet diskriminuese ndaj shqiptarëve, politikë kjo që del nga platform partiake antishqiptare e VMRO-DPMNE-së dhe nga inferioriteti politik I BDI-së dhe mungesa e kapaciteteve profesionale t strukturave partiake për t`u ballafaquar me sfidat politike”,tha Haruni.

Sipas PPD-së gjenerator I krizës permanente në Maqedoni, duhet kërkuar në kushtetutën e Maqedonisë.

Të gjitha normativat juridiko – kushtetuese me të cilat rregullohet statusi politik I shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë të rregulluara konform kërkesave të shqiptarëve dhe në përputhje me raportin e nevojave politike ndëretnike.

“Me këtë rast edhe njëherë e rikujtojmë opinionin se zgjidhja e vetme e krizës politike që zgjat edhe më tej në Maqedoni duke krijuar konflikte ndëretnike, qëndron në traktatit e ri maqedono shqiptar për status të barabartë të shqiptarëve që konsiston në avansimin e shqpitarëve në komb shtetëformues”, deklaroi kryetari I PPD-së Sejfedin Haruni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *