Home / Lajme / Maqedoni / Komision i përhershëm për afirmimin e të drejtave të fëmijëve

Komision i përhershëm për afirmimin e të drejtave të fëmijëve

18 shkurt
Ideja e formimit të Komisionit interdiciplinar është që të mblidhen të dhëna dhe më pas të përpilohet një plan aksional konform projektit për decentralizim global të të drejtave të fëmijëve dhe konform projektit “Komuna sipas masës së fëmijës”. Ky komision do të jetë një instrument për përcaktimin e prioriteteve për të drejtat e fëmijëve si dhe do të stimulojë pjesëmarrjen e fëmijëve në punën e komunës në mënyrë që ata të jenë aktiv në nivelin lokal. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti parashihet që të krijohet një buxhet i veçantë në kuadër të komunës së Tetovës për afirmimin e të drejtave të fëmijëve.

Urim Hasipi
Të enjten kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti ka pritur për vizitë përfaqësuesin e UNICEF-it për Maqedoni, Sheldon Yett. Gjatë bisedës me kryetarin Bexheti, Yett ka falënderuar komunën e Tetovës për angazhimin e vazhdueshëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Në fokusin e këtij takimi ka qenë edhe formimi i Komisionit të përhershëm për të drejtat e fëmijëve në kuadër të komunës së Tetovës. Ky komision do të përfshihet edhe në Statutin e komunës së Tetovës.

Ideja e formimit të Komisionit interdiciplinar është që të mblidhen të dhëna dhe më pas të përpilohet një plan aksional konform projektit për decentralizim global të të drejtave të fëmijëve dhe konform projektit “Komuna sipas masës së fëmijës”. Ky komision do të jetë një instrument për përcaktimin e prioriteteve për të drejtat e fëmijëve si dhe do të stimulojë pjesëmarrjen e fëmijëve në punën e komunës në mënyrë që ata të jenë aktiv në nivelin lokal. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti parashihet që të krijohet një buxhet i veçantë në kuadër të komunës së Tetovës për afirmimin e të drejtave të fëmijëve.

Përfaqësuesi i UNICEF-it për Maqedoni, Sheldon Yett, tha se është shumë me rëndësi që Komisioni të shndërrohet në instrument juridik. Sipas tij, projekti “Komuna sipas masës së fëmijës” është një iniciativë globale dhe po implementohet në të gjitha komunat e vendeve të botës.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, ka njoftuar përfaqësuesin e UNICEF-it Shelldon Yett për të gjitha angazhimet që komuna e Tetovës ka ndërmarrë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Komuna është angazhuar në shumë projekte për fëmijët dhe në të njëjtën kohë i ka mbështetur financiarisht. Kryetari Bexheti e ka mirëpritur idenë për formimin e Komisionit të përhershëm për të drejtat e fëmijëve dhe është zotuar se një gjë e tillë do të realizohet nga ana e komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *