Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës fiton certifikatën ISO 9001:2008

Komuna e Tetovës fiton certifikatën ISO 9001:2008

18 shkurt
“Në bashkëpunim me UNDP-në, komuna e Tetovës me një përkushtim të madh dhe angazhim të përgjegjshëm ka arritur të vendosë me sukses standardet për cilësi në administratën komunale”, tha kryetari Bexheti, gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatës për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2008.

urim Hasipi
Përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Deidre Boyd ,zyrtarisht i ka ndarë kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit, certifikatën për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2008. Nëpërmjet një solemniteti komuna e Tetovës ka kurorëzuar punën disa mujore për vendosjen e këtij mekanizimi që është në funksion të standardizimit të procedurave në komunë dhe në funksion të dhënies së shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Ky sistem, gjithashtu ofron mundësi për bashkëpunime me administratat evropiane dhe për thithje të fondeve ndërkombëtare.
“Në bashkëpunim me UNDP-në, komuna e Tetovës me një përkushtim të madh dhe angazhim të përgjegjshëm ka arritur të vendosë me sukses standardet për cilësi në administratën komunale”, tha kryetari Bexheti, gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatës për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2008.

Sipas Bexhetit, me vendosjen e këtij instrumenti, komuna e Tetovës do të përfitojë kualitete të reja në punët e përditshme me qytetarët dhe në procesin e zhvillimit të gjithanshëm. “Ne besojmë thellësisht se me këtë sistem hapet një etapë tjetër zhvillimi dhe progresi për gjithë qytetarët e Tetovës”, tha ai.

Kryetari Bexheti tha se Komuna e Tetovës zotohet se me përgjegjësi dhe në përpikmëri do të angazhohet që realisht të implementojë këtë mekanizëm, i cili ofron transparencë dhe punë efektive të administratës.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Deidre Boyd the se komuna e Tetovës është e para që ka vendosur këtë standard të funksionimit të administratës. “Fakti që komuna juaj ka përmbushur kërkesat të certifikuara me ISO 9001:2008 standardet për dhënie të shërbimeve dëshmon se komuna është angazhuar të prodhojë shërbime cilësore që klientët të mbeten të kënaqur”, tha Boyd. Sipas saj, ky proces nuk mbaron me kaq, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Përfaqësuesja e Institutit Slloven për Cilësi (SIQ), Dajana Kragelj ka falënderuar kryetarin e komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexhetin, për angazhimin e tij për vendosjen e standardeve të cilësisë. Sipas saj, ky sistem është një hap drejt efikasitetit të vetëqeverisjes lokale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *