Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër edhe në qafën e malit Gjavatë akoma me kufizime

Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër edhe në qafën e malit Gjavatë akoma me kufizime

24 shkurt
Kufizime edhe më tej ka edhe gjatë ngjitjes kundrejt qafës malore Gjavatë në drejtimin nga Resnja për në Manastir, ku në një pjesë të rrugës për shkak të rrëshqitjes së tokës janë shkatërruar dy korsitë. Komunikacioni po zhvillohet vetëm nga njëra korsi nga drejtimi i kundërt dhe vetëm për automjetet për udhëtim. Për automjete të rënda transportuese ka ndalesë për kalimin në të dy drejtimet dhe për ta është aftësuar rruga e vjetër P-106 Resnjë-Manastir.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, në afërsi të manastirit Shën Jovani i Bigorit, akoma është në fuqi, vazhdon me pastrimin e mbetjeve nga shembjet. Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet e udhëtarëve, por me ndalesa të shkurtëra, njoftoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Kufizime edhe më tej ka edhe gjatë ngjitjes kundrejt qafës malore Gjavatë në drejtimin nga Resnja për në Manastir, ku në një pjesë të rrugës për shkak të rrëshqitjes së tokës janë shkatërruar dy korsitë. Komunikacioni po zhvillohet vetëm nga njëra korsi nga drejtimi i kundërt dhe vetëm për automjetet për udhëtim. Për automjete të rënda transportuese ka ndalesë për kalimin në të dy drejtimet dhe për ta është aftësuar rruga e vjetër P-106 Resnjë-Manastir.

Në drejtimin rrugor Katllanovë-Veles shembjet janë pastruar dhe ka qarkullim për të gjitha llojet e autmjeteve. Lidhja auto-moto e Maqedonisë tregon se nuk përjashtohet mundësia për shembje të reja dhe rekomandon shoferët t’u shmangen tejkalimeve në këtë pjesë të rrugës dhe të lëvizin me kujdes të madh nëpër korsinë e djathtë.

Në drejtimet e tjera magjistrale dhe rajonale qarkullimi po zhvillohet rrjedhshëm nëpër akse të lagështa rrugore për shkak të reshjeve të shiut.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *