Home / Sport / Konfirmohet momenti jo i mirë i Lorik Canës

Konfirmohet momenti jo i mirë i Lorik Canës

Lorik Cana po kalon një formë jo të mirë javët e fundit te skuadra e Sanderlendit në kampionatin anglez të futbollit.Edhe pse eshte shpallur lojtari me i mire i shumices se ndeshjeve te Sanderlendit ne kete sezon, mediat britanike kane filluar te hedhin dyshime, se pas nje fillimi te jashtezakonshem ne karrieren e tij ne Angli, Lorik Cana ka pesuar nje renie te formes ne ndeshjet e fundit.

Forma e dobët e mesfushorit shqiptar ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rezultatet e ekipit të Sanderlendit, i cili nuk arriti do të shkonte mbrëmë më shumë se barazimi 1-1 në fushën e vet përballë Portsmuthit.

Rënien e kapitenit Cana e pranon edhe trajneri i ekipit, Stiv Brus, i cili tha sot për mediat britanike se, “forma e Canës ka rënë, por problemi i vërtetë është adaptimi me intensitetin e ndeshjeve më të shumta në Angli në krahasim me Francën. Problem është pikërisht intensiteti i ndeshjeve në Premier Ligë, por kjo kalon sapo fillon të ambientohesh. Unë nuk shikoj probleme te Loriku për sa i përket angazhimit të tij. E bëra kapiten dhe nuk jam penduar aspak për këtë. Ai ka vuajtur një farë rënieje, nëse ju doni t’ju them pikërisht këtë, por ai do të rikthehet në formë, dhe jam i bindur për këtë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *