Home / Lajme / Rajon / Kosova sot shënon dyvjetorin e pavarësisë

Kosova sot shënon dyvjetorin e pavarësisë

17 shkurt-
Më 17 shkurt të vitit 2008, në Kosovë në një seancë solemne të jashtëzakonshme të Kuvendit u shpall pavarësia e ëndrrave shekullore, e shumëpritur, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe partnerët-aleatët europianë.
Në të gjitha anët e shtetit të ri, duke filluar nga Prishtina, kryeqyteti, sheshet “Skënderbej”, “Nënë Tereza” , “Bill Klinton”, festimet zgjatën me maturi deri në orët e para të mëngjesit, duke besuar atë që nuk mund ta besonin.

Urim Hasipi
Kosova sot do të kremtojë dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë, kurorëzuar si një ngjarje historike jo vetëm nga të paktën 2,5 milionë shqiptarë të llogaritur që jetojnë në këtë vend.

Gjashtëdhjetë e pesë shtete, nga 192 anëtare të OKB-së, e kanë njohur tashmë shtetin më të ri në botë, i cili edhe pse me probleme, ështe në paqe.

Ishte ky shteti i shtatë që u shfaq nga ish-Jugosllavia, ndërkohë ndonjë prej tyre, kur Kosova shpalli pavarësinë, u shpreh skeptik, bile se do të kishte pasoja të rënda.

Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 ishte një nga tetë elementët konstituivë me të drejtë vetoje të federatës së atëhershme jugosllave, por këtë pozitë legale kushtetuese të saj Serbia e Milosheviqit e rrënoi me kushtetutën e tankeve të marsit të vitit 1989, edhe duke vrarë më shumë se 20 shqiptarë në demonstratat e kundërshtimit gjithëpopullor.

Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese, e cila shënoi hapin e madh institucional të procesit të gjatë për pavarësi. Deklarata e shpallur në gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, u pasua dhe me aktet e tjera madhore, si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990, Referendumi për pavarësi i shtatorit 1991, zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992 të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht edhe me luftën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, dhe përfundimisht me aktin historik të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Analistët cilësojnë se një sukses i madh i Kosovës, pas pavarësisë, ka qënë shmangia e një eksodi të serbëve, të cilët jetojnë kryesisht në enklava. Të drejtat e tyre janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në Pakon e Ahtisaarit, e cila serbëve u jep dhe pesë komuna të reja dhe një komunë të zgjeruar, në kuadër të procesit të decentralizimit.

Pak muaj pasi shpalli pavarësinë, Kosova miratoi Kushtetutën e saj duke vënë themelin ligjor të shtetit, sikundër krijoi simbolet e domosdoshme për një shtet. Ajo u bë jo vetëm objekt, por dhe subjekt i bashkësisë ndërkombëtare.

Mbi një dekadë më parë, Kosova ishte një vend i nëmur nga lufta. Në vitin 1999, kur forcat e Milosheviqit u detyruan të tërhiqeshin, pjesa më e madhe e Kosovës ishte e tranuar dhe e djegur.

Shifrat tregojnë se të paktën 10 mijë shqiptarë u vranë brutalisht, ka ende 1.900 të zhdukur, 200.000 shtëpi u dogjën, afër një milion u dëbuan nga Kosova.

Pas nëntë vjet lirie dhe protektorati ndërkombëtar të OKB-së, Kosova u bë shtet i pavarur.

Më 17 shkurt të vitit 2008, në Kosovë në një seancë solemne të jashtëzakonshme të Kuvendit u shpall pavarësia e ëndrrave shekullore, e shumëpritur, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe partnerët-aleatët europianë.

Në të gjitha anët e shtetit të ri, duke filluar nga Prishtina, kryeqyteti, sheshet “Skënderbej”, “Nënë Tereza” , “Bill Klinton”, festimet zgjatën me maturi deri në orët e para të mëngjesit, duke besuar atë që nuk mund ta besonin.

Serbia e kundërshtoi që nga fillimi aktin e pavarësisë. Ndërsa serbët brenda Kosovës reaguan dhunshëm vetëm në veri të Mitrovicës, duke demoluar e djegur dy porta kufitare.

Por, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte vetëm e një dite, ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë deri te ajo. Pavarësia në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte Rugova edhe më 6 tetor 2005 pas takimit të parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Seekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Marti Ahtisari, e pastaj dhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

“Vizioni im, kishte deklaruar Rugova, një pacifist i njohur, është Kosova e pavarur, demokratike, me një shoqëri tolerante politike”.

Duket se Republika demokratike që kish parashikuar Rugova po zhvillohet, pavarësisht pengesave të shumta.

Tani në 10 vjeçarin e parë të një shekulli të ri, Kosova po ndërtohet si një shtet i demokracisë moderne, i të gjithë qytetarëve, pa dallime etnie. Ajo garanton, ndër shumë të tjera edhe siguri të plotë për investimet e huaja.

Zyrtarët e lartë të shtetit më të ri në botë kanë pohuar disa herë se legjislacioni i hartuar rishtazi, me standarde evropiane, ofron gjithnjë e më shumë siguri për investimet e huaja në Kosovë dhe garanci maksimale për ata që duan ta shtrijnë biznesin e tyre në këtë Republikë.

Kosova është një vend me popullatë të re, dhe ky fakt është edhe një garanci për ta ardhmen dhe zhvillimin e vendit

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *