Home / Lajme / Rajon / ‘Kriza’ Berisha: Jam njeri i lëshimeve, do gjejmë zgjidhje

‘Kriza’ Berisha: Jam njeri i lëshimeve, do gjejmë zgjidhje

12 shkurt
“Diskutuam për vizat dhe për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian. Do të mbështesim liberalizimin e vizave dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë” theksoi Berluskoni.

“Parlamenti është vendi ku opozita duhet të shpalosë kërkesat e saj për parregullsi në zgjedhje” kështu deklaroi sot kryeministri Berlukoni gjatë një konference së përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, i cili ndodhet në Romë në ditën e dytë të vizitës zyrtare.
“Diskutuam për vizat dhe për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian. Do të mbështesim liberalizimin e vizave dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë” theksoi Berluskoni.
Ndërkaq kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen e qeverisë së tij për ndihmën e dhënë nga Italia në ditët e para të këtij viti, pas përmbytjeve masive në veri të vendit.

“Në radhë të parë do të doja të shprehja mirënjohjen ndaj qeverisë tuaj, forcave ushtarake, punonjësve të mbrojtjes civile për ndihmën që dhanë gjatë muajit janar. Ne u vumë në qendër të përmbytjeve, e cila ecte përpara orë pas ore, unë ju falënderoj nga zemra që punuat në kushte atmosferike të këqija. Edhe ekspertiza që bëri profesor Guercia ka qenë shumë e rëndësishme për ne” u shpreh kryeministri Berisha.

Duke ju referuar tryezës së dialogut që pritet të mbahet paraditen e nesërme , kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi nga Roma se do të bëjë gjithcka për të arritur kompromisin që do të nxjerrë vendin nga kriza politike.
“Do bëj gjithcka që është e mundur në mënyrë që të arrijmë në një zgjidhje. Do bëj më të mirën e mundshme, jam njeri i kompromiseve dhe lëshimeve, në mënyrë që ti japim fund kësaj situate” u shpreh Berisha.

Ndërkaq kryeministri ritheksoi se Shqipëria mbetet e hapur për energjinë bërthamore , madje u shpreh se vendi ynë synon të shndërrohet në një qendër e rëndësishme energjetike në Ballkan.
“Shqipëria do të bëhet një superfuqi e vogël energjetike në Ballkan. Kemi platformat për energjinë e erës, jemi të hapur për energjinë bërthamore. Shqiptarët nuk mund të parashikojnë të mirat e mëdha që do të sjelli kjo lloj energjie që është e pastër” tha kryeministri Berisha.
BalkanWeb

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *