Home / Sport / Ksavi humbet Shtutgartin, dy javë jashtë

Ksavi humbet Shtutgartin, dy javë jashtë

Ndeshja me Atletiko Madridin, përveç humbjes, ka sjellë edhe një lajm tjetër të keq për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, “truri” i katalanasve ka pësuar një dëmtim në sfidën e djeshme në “Visente Kalderon”. Analizat e mëngjesit të sotëm nxorrën në pah një përdredhje në muskulin e këmbës së djathtë të mesfushorit spanjoll.

Sipas mjekëve blaugrana, Ksavit do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për dy javë dhe do të humbasë sfidat ndaj Racing Santanderit dhe Malagës në kampionat, si dhe përballjen e Ligës së Kampionëve me Shtutgartin. Gjithashtu, ende i pasigurt është riaftësimi i tij për miqësoren midis Spanjës dhe Francës më 3 mars.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *